×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Thënie të mrekullueshme nga Dalai Lama, që nuk duhet t’i harroni asnjëherë…

Tuesday, 22 May 2018 19:26

“Qëllimi ynë kryesor në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët dhe, nëse nuk i ndihmon dot ata, të paktën mos i lëndo”.

“Ne jemi të vetmet qenie me fuqinë për ta shkatërruar Tokën, por edhe me kapacitetin për ta mbrojtur atë”.

“Kur flet, ti përsërit diçka që e di tashmë. Por nëse dëgjon, ti mund të mësosh diçka të re”.

“Çfarë është dashuria? Dashuria është mungesa e gjykimit”.

“Nuk kemi nevojë për tempuj, nuk kemi nevojë për filozofi të komplikuara. Truri im dhe zemra ime janë tempujt e mi. Filozofia ime është mirësia”.

“Ndryshimi i vërtetë duhet të ndodhë nga përbrenda. Lëre pamjen e jashtme ashtu siç është”.

“Burimi më i rëndësishëm i një jete të lumtur është zemra e ngrohtë. Kjo nënkupton hapjen me të tjerët lidhur me problemet që kemi për veten tonë”.

“Detyra jote nuk është të gjykosh. Detyra jote nuk është të kuptosh, nëse dikush e meriton diçka. Detyra jote është të ngresh të rrëzuarin, të ngjisësh të thyerin dhe të shërosh të lënduarin”.

“Sjellja ime e përditshme është shpesh e udhëhequr nga motivimi për të ndihmuar, për të krijuar një atmosferë pozitive për të tjerët”.

“Përdorimi i forcës nuk është shenjë e fuqisë, por shenjë e dobësisë”.

“Lumturia nuk është diçka që vjen vetë. Ajo vjen prej veprimeve të tua”.

“Bujaria është shprehja e jashtme më e natyrshme e një qëndrimi të brendshëm me mëshirë dhe me dashuri për mirësinë”.

“Planeti nuk ka më nevojë për “njerëz të suksesshëm”. Planeti ka nevojë të dëshpëruar për njerëz paqësorë, shërues, ndreqës, rrëfyes dhe të dashur në të gjitha mënyrat”.

“Ka vetëm dy di të në vit, kur nuk mund të bësh dot asgjë. Njëra quhet e djeshme dhe tjetra quhet e nesërme, ndaj e sotmja është dita e duhur për të dashur, besuar dhe mbi të gjitha, për të jetuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...