×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Duhanpirja, Shqipëria numrin më të vogël të vdekjeve në rajon

Premte, 25 May 2018 10:41

Shqipëria ka përqindjen më të ulët të vdekjeve nga kanceri, të cilat janë shkaktuar nga pirja e duhanit. Studimet e panumërta kanë treguar se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve dhe vdekjeve.

Në çdo tre persona që pinë duhan, dy humbasin jetën prej këtij vesi, dhe mesatarisht jetëgjatësia e tyre shkurtohet me dhjetë vite në krahasim me njerëzit që nuk pinë.

Portali Our World in Data ka publikuar së fundmi të dhënat mbi përqindjet e vdekjeve nga kanceri që janë shkaktuar prej duhanit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të ulët, ku në 2016-n, 28% e vdekjeve nga kanceri i atribuoheshin këtij vesi. Në Maqedoni përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga duhan pirja ishte 29.7%.

Në vendet e tjera të rajoni, shifrat janë më alarmante. Në Serbi vdekjet e shkaktuara nga duhan pirja në përqindje ishin 33.1, ndërsa në Bosnje 33.6. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, ku në 2016-n vdekjen e shkaktuara nga duhan pirja ishin 38.9%.

Prej viteve 2000 përqindja e vdekjeve në vend të shkaktuara nga duhan prija ka ardhur në rënie. Por megjithatë, përqindja e vdekjeve shkaktuar nga duhan prija është më e lartë se mesatarja botërore prej 22.1% në 2016-n.

Pirja e duhanit, më e ulëta në rajon

Sipas të dhënave të krahasueshme, shqiptarët pinë më pak cigare në të gjithë rajonin. Në një vit, një shqiptar konsumon mesatarisht 1177 cigare për frymë, apo 58 paketa (me 20 cigare) gjatë gjithë vitit.

Në vendin e parë për sa i përket konsumit të cigareve për frymë në rajon, por edhe në botë, është Mali i Zi, ku mesatarisht një malazez konsumon 4124 cigare gjatë gjithë vitit. Të dytët në rajon (të katërtit në botë) për sa i përket konsumit janë maqedonasit, të cilët raportohet se pinë mbi 2700 cigare për frymë në një vit dhe ndiqen nga boshnjakët (të tretët në rajon dhe të dhjetët në botë) me konsumin që i tejkalon 2200 cigare.

Europa Lindore kryeson për konsumin e duhanit

Si dhe për konsumin e alkoolit, vendet e Europës Lindore dominojnë. Nga të dhënat e Organizatës Botërore e Shëndetit pas Malit të Zi, me konsum të lartë të duhanit është edhe Bjellorusia, Maqedonia, Rusia, Sllovenia dhe Bosnja. /Monitor/

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...