×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sa më i zgjuar të jesh, aq më e vështirë të duket jeta…

Premte, 25 May 2018 18:10

Dikur e pyetën Ajnshtajnin se cili mendonte që ishte dallimi midis inteligjencës dhe injorancës. Ai tha: “Ndryshimi midis inteligjencës dhe injorancës është se inteligjenca ka fund, kurse injoranca nuk ka fund”.

Ne jemi mësuar të besojmë se bukuria qëndron tek mençuria. Një njeri i mençur është padyshim më i bukur, mirëpo edhe inteligjenca i ka anët e saj negative. Nëse je i/e zgjuar, ke edhe më shumë stres. Kjo është shkencërisht e provuar. Një person që nuk e vret shumë mendjen, që nuk është shumë i zgjuar, nuk e ka aq të vështirë jetesën.

Ndërkohë, nëse je inteligjent/e, për çdo gjë që të ndodh, në trurin tënd kalojnë mijëra mendime lidhur me arsyen e ngjarjeve, faktorët që e nxitën atë, njerëzit që të vihen kundër, mënyrën si t’ia dalësh me ta, mënyrën si t’i zgjidhësh problemet etj. janë një mori mendimesh që të mblidhen në mendje dhe të bllokojnë. Ta vështirësojnë jetën në maksimum, aq sa shpesh herë të lindin edhe dilema ekzistencialiste (si ajo Hamlet-iane) nëse ia vlen apo jo të jetosh.

Për ata që nuk mendohen shumë, jeta nuk është kaq e komplikuar. Madje, ata edhe i kritikojnë të tjerët të mendojnë si vetja. “Merri gjërat me sportivitet” mund të dëgjosh të thuhet lart e poshtë. Por nëse ti je i/e zgjuar, e vret mendjen më tepër dhe nuk e sheh dot të mundur t’i shohësh gjërat me sportivitet. Nuk e sheh dot të mundur të vazhdosh përpara pasi të ndodh diçka, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Kur je i/e zgjuar, jeta bëhet shumëfish më e vështirë, pasi truri gjithmonë mendon gjërat negative dhe një tru i zhvilluar, sjell më tepër mendime pesimiste dhe stresuese. Ato e vështirësojnë jetën, e bëjnë atë shumë herë më të pamundur për t’u jetuar, se sa për dikë që nuk e vret shumë mendjen, sepse nuk është shumë i/e zgjuar. Një njeri inteligjent gjithmonë stresohet, edhe për ngjarjet më pa domethënie të jetës së vet. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...