Për të dhunuar femra, edhe Rama është “çuni” i Rahmanit!

Saturday, 29 September 2018 19:09

Rasti i kobshëm i përdhunimit, grushtimit dhe i djegies me cigare të Xhisela Malokut  zbërtheu të gjithë kartelën e qeverisjes së Edi Ramës. Në fakt, e gjithë kjo qeverisje fetishe është një zbatim i atij përshkrimi të kartelës së Ramës, ku bipolariteti me prirje skizofrenie përshfaqet në format më të pështira të fetishizmave seksuale.  

Por, kur sheh mbrojtjen që iu bë çunit të Rahmanit, këtij emri që aq vështirë është për t’u shqiptuar kur s’ke atë theksin arab saç mund të ketë qenë e vështirë për atë listën e shkretë të deputete të PS-së që ta mbante në trupin e vet, lidhja bëhet shumë e qartë. Rahmani që na mban syze cubi, si medaljone gjenerali, nuk është në atë listë deputetësh për të bërë ligjvënësin, por për të qenë ligji vet. Tani, kur çuni ka babën për ligj, dhe vet Rrahmani ka Ramën për ligj, çka vjen më pas është pikërisht kjo që ndodhi.

Por, tek rasti i çunit të Rrahmanit identifikohet karakteri i Ramës. Raporti i Edi Ramës me figurën e femrës është demaskuar disa herë në gjithë llumin e vet por edhe aq herë është toleruar të kalojë si diçka që i përket jetës personale. Por, kur kjo jetë personale bëhet publike, kur ai personi që ka çuar femra me barrela në spitale është kryeministër, çka shohim të shfaqet poshtë tij nuk është vet çuni i Rahmani, por fenomeni Rama i dhunimit të grave. Prandaj, Rama jo vetëm e merr në mbrojtje përdhunuesit e shantazhon viktimën duke e intervistuar me gazetarë që harrojnë mirësinë e emrit, por angazhon një polici e prokurori për ta mbyllur çështjen si “zënkë adoleshentësh”. Jo vetëm kaq, por duket një orvatje për ta konsideruar përdhunimin dhe dhunën ndaj grave si të natyrshme, si një vepër që s’meriton të jetë në Kodin Penal.

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...