Për sa orë pushtohet Kosova?

Hënë, 01 October 2018 17:59

Nga Qemal SAKAJEVA/

Nuk ka rëndësi koha dhe cilët qeverisin në Beograd, ata sillen po njëlloj ndaj Kosovës:

Presidenti Aleksander Vuçiç dha urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gatishmëri për luftë, duke e llogaritur veriun e Kosovës pjesë të territorit të vetë, si dhe deklaroi se do t’i kërkojë ndihmë Rusisë.

Pak orë para shpalljes së pavarësisë, Kisha Ortodokse Serbe pati kërkuar që të ndërmerret luftë për moslejimin e pavarësimit të Kosovës.

Kryeministri Vojisllav Koshtunica, pak orë pas shpalljes së pavarësisë, bëri thirrje të ngjashme, kur u tha serbëve se ata duhet të jenë unikë, siç ishin unikë në betejën e vitit 1389.

Ajka e nacionalizmit serb, e shpallur vite më parë nën emrin Garda e Car Llazarit, pati deklaruar se me forcat vullnetare “Kosovën e pushtojmë për dy orë”.

Presidenti Tomisllav Nikoliç pati deklaruar se do të shkojë të luftojë bashkë me djemtë për çlirimin e Kosovës.

Kurse Sllobodan Millosheviçi, që u lavdërua nga Vuçiç në veri të Kosovës, me fjalët “ai ishte lider i madh serb”, dihet botërisht çfarë bëri.

Kosova dhe Serbia, janë dy shtete e dy popuj fqinj që, mes tyre përjetojnë ndarje të madhe e thelbësore: Kosova shtet shfaq nevojën për Bashkimin Europian, politika e Serbisë përmend luftën e nënkupton ripushtimin. Si këto dy koncepte të kundërta, të largëta e të papajtueshme, janë edhe zgjedhjet e sëcilës palë. Për shqiptarët, pavarësia është liri e paqë në rajon. Për serbët, në gjithë qeverisjet, pavarësia dhe tërësia territoriale e Kosovës mbeten arsye për luftë të re në Ballkan. Gjithçka serbe, me ligj dhe politikë, diplomaci e propagandë, kërcënime e bllokadë - ajo sapo tërhoqi grupin artistik për të marrë pjesë në “Balkanika Folk Festival” që organizohet në Shqipëri duke vënë kusht mosngritjen e flamurit të Kosovës si pjesëmarrëse aty - pra prej tyre lufta mendohet deri te koha rrufe e fillimit dhe përfundimit të pushtimit.
I vetmi faktor i panjohur është: kur? Por pyetjes “kur?”, i shtohet edhe një germë “r” dhe fjala merr kuptimin “kurrë!” Pyetja “kur?”, për përcaktuar kohën e sulmit, natyrisht nuk mund të shpallet nga politika serbe. Atje, duke e ditur vogëlsinë e Kosovës dhe egërsinë e tyre si pushtues, edhe dy orë u duket kohë e gjatë, duke llogaritur disa faktorë: se Serbia nuk është më ajo e pasluftës, ngaqë veç të tjerave është armatosur nga Rusia; se Rusia nuk është më ajo e kohës së luftës, por një sfiduese e fortë e BE dhe SHBA; sepse BE e ka toleruar Serbinë mjaft duke kujtuar se ia zbut nacionalizmin e saj; madje mediat serbe u bien borive se SHBA e ka ndryshuar politikën për Kosovën dhe në takimin me kryeministren Ana Brnabiç në Nju Jork, presidenti Tramp paska thënë diçka shumë të rëndësishme për serbët, duke i cilësuar “Good people”(Popull i mirë).
Mirëpo ka edhe një të vërtetë tjetër: Kosova nuk mund të pushtohet më, as për dy orë e asnjëherë më. Kosova, kohën prej dy orësh e llogarit për tjetër gjë, si për shembull, dy orë do të duhen nga Prishtina në Bruksel apo, për dy orë përshkohet rruga nga Morina në portin e Durrësit në Adriatik. Po të citojmë pikëpamjet e një politologu serb mbi luftërat e tyre në epokën e NATO-s dhe të integrimeve në Bashkimin Europian, Serbisë i mbetet, ose t’i bashkëngjitet Perëndimit, ose të “bëj luftë nëpër stadiume”. “Kurrë më nën Serbi” nuk kanë thënë vetëm shqiptarët. Ashtu kanë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Sa herë që nga Serbia dëgjohen zëra lufte, do të thotë se ai vend dhe ajo shoqëri, ende nuk janë shterpëzuar nga kriminelët. Politika dhe shoqëria serbe duhet të përmenden më shpejtësi për të kapur realitetin. Më shpejtë se sa Pavarësinë, Kosova e ka krijuar brezin e parë njerëzorë, që nuk e njeh pushtimin serb. Edhe Serbia e ka krijuar brezin e parë njerëzor të rritur pa Kosovën koloni.
Dy orë për të pushtuar Kosovën, apo vendosja e ushtrisë serbe në gjendje për luftë, janë pohim i së shkuarës. Kurrë më nën Serbi, është pohim i shqiptarëve, që mbetet ta pranojnë në Beograd, dhe rrugë tjetër s’ka. Serbia, duke përmendur luftën, nuk duhet të ketë harruar që, një vend i çliruar nga fuqia e NATO-s për 78 ditë, nuk do të mund të pushtohet përsëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...