Parapolitika e Ramës me burg preventiv dhe administratë si armë kompjuterike

Diel, 07 October 2018 18:50

Nga Ilir Nikolla

Është dëshpëruese ta orientojmë lupën e opinionit publik drejt kritikave për (in)aktivitetin e opozitës apo vonesat në pasqyrimin e një alternative qeverisëse, kur kryeministri s’ndalet në turrin e tij autokratik për shndërrimin e strukturave të shtetit në Noterë të Klikës.

Dy ditët e fundit kemi asistuar në shfaqjen e prokurores së përkohshme si një notere edviniste me zell të përhershëm. Ende pa u prezantuar mysybeti “Paketa Antishpifje”, prokurorja-notere ka nisur të veprojë si një armë paramilitare që zbulon që në zanafillë çdokënd që ka ndërmend të denoncojë kryeministrin dhe ta rrasë në burg preventiv.

Edi Rama po vepron si sundues i Shqipërisë dhe nëpërmjet Ilir Beqjes, - i cili paligjshmëritë si gjithmonë i bën me zhurmën e një elefanti në qelqurina - ka urdhëruar administratën që nesër të veprojë si një armë digjitale që të mbështesë kryeministrin. Po e riprodhoj marrëzinë që rrëfen nxitim, pasiguri politike dhe paligjshmëri të skajshme.

“Të hënën ora 10.00, Kryetari Rama do ketë një fjalë në mbledhjen e Grupit. Duhet të organizohemi me të gjithë digjitalet në çdo cep për një shpërndarje sa më të madhe dhe sa më shumë interaktivitet. Interaktivitet nuk do të thotë vetëm 1 like, por të gjithë (TË GJITHË ) duhet të bëhen pjesë e bashkëbisedimit me komentet përkatëse. Sekretari digjital Beqja do të komunikojë edhe me rrjetin. Do jetë një ushtrim i rëndësishëm të shohim ku jemi. Në fund do të kemi një pasqyrë ku jemi sepse do të jetë me supervizim.”

Ka brenda mesazhit për punonjësit e administratës shantazh dhe urgjencë për ta ndalur rrënimin e imazhit për mazhorancën. Brenda orarit të përzgjedhur fshihet edhe roli prej zhurmuesi që i ka mbetur qeverisë të luajë përballë stuhisë së denoncimeve të opozitës. Në të njëjtën kohë, opozita shpall qëndrimet e saj për mbrojtjen e zgjedhjeve dhe votës së lirë nga përpjekja finale e Ramës për t’i blerë ato me komisionerë nga administrata, pasi të demaskuarit s’i mjaftojnë më lekët e narkotrafikut, ortakëria me krimin si dhe shitblerja industriale e votave.

Nga ana e opozitës ka rënë prej kohësh lavjerrësi i opinionit publik, në kërkim të shpresës dhe rrugëdaljeve. Ramës po i mbarojnë armët, prandaj për të ruajtur status-quo-në që garanton vjedhjet, i mbetet demaskimi në ekstrem i institucioneve shtetërore që ka vënë nën kontroll si dhe zhurmimi i denoncimeve të opozitës. Por kur këtë operacion i drejton në terren Taulant Balla dhe Ilir Beqja, merre me mend se sa “me stil” do bitiset ai.

Opinioni le të shndërrohet të hënën në dëshmitar të parë se si administrata po përdoret si virus kompjuterik dhe se si opozita po tentohet të zhurmohet. Ky kryeministër zhurmues nuk mundet më të qeverisë, as si kleptokrat, pasi koraca e qeverimit është bërë shoshë nga skandalet, prandaj politika e tij e mbushur me mjete parapolitike duhet goditur me të njëjtën kategori armësh.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 09:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...