Kriminelët që i kishte në parti, Rama tani i ka në shtëpi

E mërkurë, 17 October 2018 19:51

Edi Rama me krimin ka një marrëdhënie personale, një lloj fetishizmi me çdo gjë kriminale, dhe po të shohësh historikun e tij, si të jetës private ashtu edhe kryeministrore, krimi ka qenë njësh me të, si vëllezër siamez.

Të gjitha ata kriminelë që dekriminalizimi i qethi nga Parlamenti,  si Mark Frroku, Ervis Rroshi, Arben Ndoka, Sajmir Tahirin, e të tjerë , sot mund të mos jenë në qeverinë Rama ama janë miq e bujtës në shtëpinë e tij.  Ata ende pinë kafe nga tabakaja private e Edi Ramës dhe shfaqen po aq të mbrojtur prej tij saç kanë qenë kur ishin pjesë e qeverisë së tij. Ata bëjnë karshillëk duke mbajtur si medaljon “miku i kryeministrit” dhe si anëtar të taborit kryeministror, bujtin edhe nëpër institucione shtetërore, me të njëjtin pushtet si të mëparshëm.

Natyrisht, marrëdhënia personale është me fortë se marrëdhënia zyrtare, pasi e para është më e sinqertë ndërsa e dytë më formale dhe protokollare. Kështu, nga kolegë i ka afruar më ngushtë kriminelët, duke i futur në rrethin e miqve.

Prandaj, sot ai s’është larguar fare nga krimi. Madje, si shembull mund të sjellim  rastin edhe të një ministreshe, burri i së cilës nuk jep dot shenjat e gishtave.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 18:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...