Buzhala për Ramën: Një vandal në Pejë

Hënë, 26 November 2018 22:52

Nga Berat Buzhal/

Unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thaçit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal.
Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme.

Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar.

Kurse njeriu që e thotë këtë, e thotë me një siguri të tillë, sa të mbushet mendja që ai personalisht ka luftuar në Drenicë dhe Dukagjin, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Dhe kur e thotë Edi këtë, nuk na mbetët asgjë tjetër përvecse ta mbyllim debatin për kufijtë, t'i kërkojmë falje Thacit për dyshimet tona të padrejta, naive po se po, dhe të vazhdojmë të punojmë, sepse shpinën e kemi të sigurt.

Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Pejë, i shoqëruar me shërbëtorët e tij, ata të cilëve në fund të ditës do t'ua ua numëron llajkat dhe sherat në FB, për të na treguar se kush është gomar, kush është tradhtar dhe kush është patriot.

Gjatë ekspozesë së tij, plot pështymë, me një jostabilitet të theksuar fizik dhe mendor, Kryeministri shqiptar, sillej me një arrogancë të tillë, sikur brenda tij të ishin riinkarnuar Skenderbeu dhe Ismail Qemali.

Gati e rrëzoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kur e tërhoqi për dore për t'ia vënë dorën mbi shqiponjë, kinse për t'u betuar. Për t'u betuar për cka? Që Shefqet Kastratit t'ia paguajnë kosovarët taksën e rrugës, apo që të njëjtin ta rrisim edhe pak, nga pesë euro njëri drejtim në 10 euro?

Por le te kthehemi edhe pak te tallavaja nacionaliste në Pejë.

Javën që e kemi lënë prapa, zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë kritikuan Kosovën për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, u zotuan në Beograd për t'i intensifikuar raportet tregtare dhe ekonomike, kurse sot, të njëjtit vërshuan për në Kosovë me shqiponja të mëdha, të bindur, me plot të drejtë, që kosovarët, edhe këtë herë, si shumë të tjera, do të tregohen mjaftueshëm idiot sa për t'u joshur nga ngjyrat kuq e zi.

Kaq.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 08:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...