Përplasja e elitave me pushtetin , ky i fundit ka humbur edhe kur ka vrarë

Tuesday, 04 December 2018 18:44

Sot në ditën e 31 të protestës bashkë me njerëzit qytetarët e familjet e tyre iu bashkua protestës dhe intelektuali Fatos Lubonja. Kjo si risi erdhi në një moment deçiziv të protestës të vazhdimësisë së saj dhe të një mjegulle të krijuar nga qeveria e boritë e saj në median e blerë.

Fatos Lubonja, gazetari dhe publicisti, ish i burgosur politik, shkoi në atë protestë dhe i bëri të qartë mendimin, qëndrimin, dhe faktin se përse ai po u bashkohej banorëve. Ishte në emër te lirisë, në emër të pronës, në emër të dinjitetit. Dhe kur është në emër të pronës është ne emër te jetës, por mbi të gjithë ky intelektual dhe njeri jo i kompromisit, ishte atje në emër të të drejtës se madhe për të protestuar, për të kundërshtuar pushtetin , arrogancën e tij, dhunën e tij . Pjesëmarrja e Lubonjës ne ketë protestë është një akt i lartë njerëzor dhe intelektual, një akt i cili i dha frymëmarrje tjetër jo vetëm protestës por të gjithë atmosferës mbytëse që ka krijuar qeverisja e sektit të rilindjes.

Por ajo që është më e rëndësishme dhe për të cilën duhet vlerësuar, akti. Dhe vetë Fatos Lubonja është  fakti se elitat jo vetëm kanë shfaqur në ekrane kundërshtimin e tyte ndaj sektit të rilindjes, por tani ato janë në rrugë në protestë. Ardhja e Fatos Lubonjës në protestën e banorëve të Astirit,  bashkimi i protestës  së tij me ta sot është fakti konkret e pjesa e pa kompromistë e elitës shqiptare, e detyruar nga kjo dhunë e arrogance, nuk ka vetëm penën dhe ekranin si mjet. Ndoshta nesër një pas një pjesëtaret e saj do të jenë në rrugë duke protestuar bashkë me ta.

Ndoshta nesër dhe kjo duhet të ndodhë, një doktor, një mësues, një inxhinier, një bankier, një gazetar, një polic duhet të dalë nga dera e shtëpisë, i veshur me jelekun portokalli. Simboli i reagimit ndaj arrogancës, simbol të cilin pavarësisht se e kopjuam nga francezët, nuk na bën me turp, por na rendit edhe ne te qytetarët me dinjitet./ Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 09:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...