Skandal heshtja e rektorëve për protestën e studentëve

Premte, 07 December 2018 08:44

Nga Dr.Fatmir Terziu

Pse askush nga Rektorët e Universiteteve shqiptare nuk ka guxuar të mbështesë haptazi protestat studentore? Reagimet për menaxhimin e protestës studentore shkojnë nga presioni për t’a ndaluar (reference Anëtarja e këshillit studentor Shkodër, Melisa Braci, studente e Juridikut është dorëhequr nga këshilli, pasi ky organ nuk iu bashkua protestës. Ajo shprehet se ka pasur presione nga rektori Adem Bekteshi, por protesta do të vijojë dhe do të jetë masive. “Ika nga këshilli për shkak të debateve për protestat. Shumë nga anëtarët nuk ishin dakord që nxënësit të protestonin. Ka pak frikë, por besoj që shkodranët nuk janë frikacakë që të tundohen nga disa kleptokrakë”) në refuzimin e paqartë për të mbështetur dhe për të heshtur për publikun, dhe jo vetëm për atë. Asnjë palë, asnjë shprehje, asnjë shenjë, që dhe ndonjë sinjal nga ndonjë rektor. Asnjë!
Asgjë, ndërsa dihet se pozita e rektorit ka qenë, është dhe mbetet kyç për studentët. Dhe studentët e dinë këtë, e respektojnë, por edhe e kundërshtojnë apriori, pos sjelljes së rektorëve të tyre. Ashtu sikurse më herët dhe tani rektorët, po aq dhe pushte i tyre kanë preferuar të binden vetëm thirrjes së Ministres së Arsimit dhe të heshtën, apo edhe të “pengojnë” disi protestën studentore: “Ministrja
Lindita Nikolla zhvilloi një takim me rektorët dhe dekanët në institucionin që drejton në lidhje me kërkesat e studentëve dhe protestën që po vijon para Ministrisë së Arsimit”.
Dhe zgjedhja është ajo që duhej bërë vetëm në atë kohë për një gjë të rëndësishme, fushatën për zgjedhjen e tyre rektorë, vetëm atëherë duheshin studentët dhe të zgjedhurit e tyre. Pra a i ka tradhtuar Këshilli i Studentëve, ai që mbështet studentët, dhe me këtë rast ka bërë “lojën e rektorëve?!” Po pedagogë të tjerë, që u ndodhën në kampuse a i kanë shitur studentët e tyre? Nuk duhet besuar se si ndodh në Kamëz: “Disa studentë të Universitet Bujqësor teksa po niseshin tek protesta para Ministrisë së Arsimit i bënë thirrje nga dritarja një pedagogu që gjendej në auditor që të bashkohej me ta”. Kështu ofrimi i (jo) mbështetjes për studentët mbetet një element i rëndësishëm për suksesin e profesionit të pedagogut dhe post të rektorit në këtë demokraci alla-shqiptare. Nga plani real duket se funksionon qartë terminologjia e togfjalëshit, që dëgjohet kahershëm: “nuk është dëshira, as fuqia e mjaftueshme”. Vërtetë kur flitet për traditat, ngjarjet e fundit, tregojnë se kush i përgjigjet protestave me kontraprotestë dhe kush zgjedh për të synuar të ketë më të afërt zemrën e kryeministrit dhe ministres së Arsimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të blerë nxënësit, janë vetë një kontraprotestë kundër kolegëve të tyre që kanë ngritur katër kërkesat e të gjithë studentëve, që janë:
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit që anulua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.
Ndërsa pas Tiranës protestat studentore kanë nisur edhe në Korçë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, duket se rektorët dhe disa pedagogë nuk e kuptojnë shumë pse sjellja e tyre përbën një skandal. Pra, në mosreagimin e rektorëve, po aq dhe në tentativën për presione shihet qartë një presion psikologjik, ndoshta kjo heshtje është dhe “këshilla” e tyre për  studentët që të emigrojnë, se ata nuk kanë asnjë dëshirë për t’i mbështetur kërkesat e tyre. Ndërkohë, rektorët e universiteteve, që kanë zgjedhur të heshtur për kërkesat dhe protestën e studentëve e bëjnë akoma më të ligjshëm zërin dhe veprimin irritues të protestuesve studentë: “Studentët kanë hedhur letra higjienike, bidona, lapsa dhe vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, të revoltuar, pasi pretendojnë se u janë bllokuar valët e internet, ndërsa kërkojnë reagim dhe plotësimin e katër kërkesave të tyre”. Kjo heshtje, këto fakte, vetëm duke injoruar kërkesat e studentëve, për të cilat vazhdon protesta studentore në Shqipëri, ndoshta na jep me shpresë, të kuptojmë se rektorët do të lavdërohen fort nga Qeveria e Ramës, madje do të jenë nesër pjesë e listave për deputetë të Parlament.
E meqë ra fjala, sigurisht çdo rektor i këtillë të vendosë dhe cilat janë “prioritete” të fushave profesionale?!. Marre nga Fjalaelire.com

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 11:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...