Pse opozita e kërkon Vetingun e politikanëve?

Premte, 21 December 2018 08:57

Sot në Kuvend do të votohet projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë', amendamentet e propozuara nga opozita parlamentare për Vetingun e politikanëve. Në argumentat që jepen në relacionin shoqërues për projektligjin, sqarohen arsyet pse kërkohet ky ligj i ri:

“lntegriteti i zyrtareve te larte publike eshte parakusht per qeverisje demokratike dhe shtetin e te drejtes.  Fakte dhe te dhena te bera publike demonstrojne se bashkepunimi mes krimit te organizuar dhe zyrtareve te la rte publike, eshte ne nivele alarmante dhe se ka nje ~imentim te kultures se pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te lidhur me krimin

Per te garantuar integritetin e zyrtareve te larte publike, Shqiperia ka ndermarre disa masa, te cilat ne teresine e tyre, nuk kane garantuar ende teresisht qeverisjen demokratike.”

Opozita parlamentare, sjell ne vemendje qendrimin e mbajtur shume kohe me pare mbi kete problematike nga Paolo Borsellino, magjistrat i Antimafias ltaliane, simbol i luftes se shtetit ndaj mafias:

"Ekziston nje keqkuptim baze sipas te cilit politikani qe shoqerohet me mafioze, nese nuk denohet nga gjykata, eshte i ndershem!

JO!

Gjykata mund te beje vetem vleresime te natyres gjyqesore. Eshte detyre e institucioneve qe te flakin politikanet e afert me Mafian, per te qene te ndershme dhe per t'u shfaqur si te tilla". 

Dhe në vijim....

Qellim i projektligjit eshte te garantoje integritetin e personave qe zgjidhen, emerohen apo ushtrojne nje funksion publik, nepermjet shtrirjes se vettingut edhe tek politikanet ne detyra shteterore dhe funksionet e tjera kushtetuese...

Ndryshimet e propozuara nepermjet ketij projektligji parashikojne qe e drejta per t'u zgjedhur, te kufizohet edhe ne rastin e shtetasve qe kane kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar...

Opozita vlereson se miratimi i ketij projektligji dhe vettingu per te gjithe politikanet ne detyra shteterore dhe zyrtaret e tjere te larte publike, duhet te behet pa vonese dhe te filloje te aplikohet menjehere. ”

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...