I keni harruar këto foto?

Diel, 06 Janar 2019 12:12

Nga Bledi Kasmi

Janë të ashtuquajturat komitete të shpëtimit publik të rebelemit të Marsit ’97, që digjnin “RD”.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga soji i tyre sot dhe as që bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrim ndaj monstrave të së djeshmes të diktaturës dhe pinjollëve të sotëm të regjimit që kanë të njëjtën ideologji vrastare ndaj demokracisë si ai i para viteve ’90.

Jemi sërish përballë në një betejë që ka ndryshuar formën, por jo thelbin e saj. Ata në anën e mohimit të dy të drejtave elementare të qytetarëve; të drejtës për të patur shtyp të lirë dhe liri fjale si dhe të drejtës për të votuar të lirë, dhe ne në anën tjetër të barrikadës për ti rikthyer këto dy të drejta të mohuara shoqërisë në këto vite të organizatës kriminale në pushtet.

Kanë bërë gjithçka në çdo kohë që nga dita e parë e daljes së numrit të parë të kësaj gazete që ta mbyllin me të gjitha format dhe mënyrat “RD” përmes kërcënimeve, presioneve dhe djegies së gazetës, por nuk kanë mundur dot.

Po përse gjithmonë kanë dashur ta asgjësojnë?

Nuk mund të harrojnë kurrë atë që përfaqëson historia e kësaj gazete dhe ajo që simbolizon kjo gazetë, fjalën e lirë përmes të cilës i dha frymë një shoqërie të shtypur për t’u ringritur. Zbuloi të vërtetat e hidhura të diktaturës dhe u përball me aparatin e propagandës të regjimit duke e shkërmoqur përmes të vërtetës.

Asgjë nuk ka përfunduar. Vështirësitë na kanë bërë edhe më të fortë dhe beteja vazhdon. Jemi në prag të një kryengritje finale që do të fshijë ngrehinën e një regjimi oligarkik që është ngritur mbi padrejtësinë dhe këtë askush nuk do të mund ta ndalë, as mediat e blera dhe miliardat e vjedhura shqiptarëve dhe ato të trafiqeve.

Të hënën gazetarë, politikanë dhe miq të gazetës do të kujtojmë në një ambjent modest 28 vitet e të parës gazetë opozitare duke e kthyer këtë takim të përvitshëm në një kuvend të gazetarëve dhe fjalës së lirë kundër shtiblerjes së meve.

kasmi.jpg

 

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...