Reagimi i Presidentit si shtetar, ndaj një sekti të rrezikshëm

Premte, 11 Janar 2019 12:00

Kreu i Shtetit, Ilir Meta nuk zhgënjeu as kësaj hera, duke reaguar në mënyrë të duhur ndaj një kryeministri si Edi Rama.

Ilir Meta, ditën e djeshme, zgjodhi të bënte, ndoshta aktin e dytë më të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

Kreu i Shtetit, përmes refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm, u bë bllokadë ndaj planit të treshes, Rama-Vuçiç-Thaçi, atë të ndarjes së Kosovës.

Por, veprimi i tij, ishte mesazh i fortë për të gjithë shqiptarët, të cilët prej më shumë se 5 vitesh janë nën sundimin e një qeverie të lidhur me korrupsionin dhe krimin.

Mëngjesin e kësaj të Premte, Meta vendosi që të dalë edhe publikisht me qëndrim të fortë ndaj Ramës, sidomos pas kërcënimit të një dite më parë, që kryeministri i bëri atij.

Kreu i Shtetit, përmes një postimi një rrjetet sociale, është shprehur se nuk mund të shantazhohet nga një njeri si Rama, i cili guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët.

Meta ka prekur tre pika kryesore, për të cilët Rama ka qenë i përfshirë direkt. E para, kryeministri ende në detyrë, është i vetmi që ka kërcënuar me burg oficerët e policisë, se pse kanë denoncuar krimet dhe trafikantët e drogës.

E dyta, Rama është i vetmi kryeministër në botë, që ka kërcënuar një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar.

E treta, kreu i qeverisë është i vetmi në botë qëkërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare.

Por, gabimi fatal i Ramës, ishte ditën e djeshme, kur doli dhe kërcënoi kreun e Shtetit. Dhe për këtë Meta, nuk toleron, sepse për kreun e Shtetit, e para është Shqipëria, dhe nuk janë krimi dhe trafikantët e drogës.

/55News.al/

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...