Zoti Rama! Gazeta 55 është mësuar me sulme kriminelësh dhe hajdutësh

Saturday, 12 Janar 2019 13:15

Në sulmin e radhës të kryeministrit Rama në një televizionet ndodhi ajo që ky njeri bën për dekada me radhë në media. Asgjë nuk ishte e re. As sulmi personal dhe as fyerjet ndaj gazetarëve e botuesve të ndryshëm. Por në pozicionin shtetëror ky është me i madh ndonjëherë që i është bërë medias shqiptare, dhe emrave të veçantë të saj. Kurrë dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë drejtues shteti, mllef dhe vrer si  ky zotëria tek Arjan Çani.

Sa për sulmin ndaj medias “55”, zotëria ishte në një ngjashmëri të plotë me të gjithë hajdutët , kriminelët dhe trafikantët e drogës që kanë sulmuar atë në këto 20 vjet, dhe dukej si një Zani Çaushi me kostum firmato dhe me disa vese që për hir të së vërtetës Zani Caushi nuk i ka.  Madje ky I fundit në punën e misionin që pati, ishte shumë më i ndershëm në banditizmin e tij se një kriminel që fshihet pas postit të kryeministrit. Gazeta “55”, ka kalur në kalvarin e goditjeve banditeske dhe ja ku është dhe sot, me ty përballe si mishërim i veseve dhe pabesive me të zeza njerëzore. Ka qenë gjithnjë dhe këtu do të jetë, ndërsa banditë si ty do ikin pas hekurave ose pas llogarive bankare offshore, ndoshta dhe në ndonjë klinikë luksoze rehabilitimi për tejkakalimin e dozës së përditshme. Nga komitetet e jugut tek kryekriminelë me pushtet apo jo, nga të gjitha paditë gjyqësore të ngritura nga kryebanditë e trafikantë të qenieve njerëzore, ato sërish në ligësinë dhe furinë e tyre antinjerëzore , antiintelektuale antishqiptare, ishin një milion herë me të ndershëm se ty që të duhen më shumë se treçereku i portaleve në Shqipëri dhe gjithë makineria e lakejve që ke në to, dhe sërish je një hajdut i rëndomtë me kostum firmato. 

Ti do te ikësh shpejt dhe me turp, por ne këtu do të jemi .

Modifikuar më Diel, 13 Janar 2019 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...