Ministria e përkëdhelur e Ramës, Spiropali, sot bëri përsëri goditjen e saj, kur tha: “Na duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër, kthimi mbrapa do ishte fatal”, gjatë aktivitetit të Partisë Socialiste që prezantoi sot në Tiranë, nën moton “Ti Zgjedh”, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësaj partie.
Po çfarë lidhje ka koj me PS-në, çfarë kontributi ka? I vetmi kontribut i saj është miqësia me kryetarin. Ajo është pjesë, fasadë e Rilindjes, pjellë e një sekti të rrezikshëm që ktheu shtetin në narkoshtet dhe ndërkohë, pasi kapi gjithë pushtetet, përmes konfliktit me presidentin, po kërkon edhe një mandat tjetër qeverisje. Dhe qenka fatal, mëkat për Spiropalin se po iku Rama do bëhet qameti. Ky kryeministër, duhet të largohet një orë e më parë e të lerë vendin në zhvillimin normal. Si kanë fytyrë që të kërkojnë mandat tjetër, kur rinia nuk ka shpresë, kur ikur mbi gjysmë milioni njerëz nga ky vend, kur për ditë kapen me tonelata droge, kanabis, kur kriminelët hyjnë e dalin në Parlament, në Bashki, në këshilla bashkiakë, varfëria, vjedhja e votës, kapja e drejtësisë, PPP, korrupsioni, gjithçka e zezë ka pllakosur këtë vend e dylqinja e Rilindjes, që nuk ka lidhje me PS, kërkon mandat tjetër për Ramën. Do jetë vërtet fatale, por jo për popullin, por për Spiropalin e enturazhin e saj, se do vijë dita e llogarisë, e miliona parave të grabitura.