Gazetari: Në janar nis zbatimi i Minishengenit, përse hesht opinioni pubik në Shqipëri

Diel, 22 December 2019 09:02

Enver Robelli gazetar shqiptar, redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger”, ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit të opinionit në Shqipëri lidhur me marrëveshjen Rama-Vuçiç. Duke ju referuar tekstit të marrëveshjes mes vendeve të rajonit, Robelli thotë se në muajin janar çdo shtetas i Serbisë ka të njëjtat të drejta për banim dhe punësim si një shtetas i Shqipërisë në Shqipëri.

Ai shprehet se pas kësaj marrëveshje fshihen interesat e oligarkëve të dy vendeve, ndërsa shton se është e çuditshme mungesa e rezistencës së opinionit shqiptar.

 

Shkrimi i gazetarit Enver Robelli:

Nga janari 2020 çdo shtetas i Serbisë në Shqipëri do të trajtohet si shtetas shqiptar, domethënë si vendas lidhur me udhëtimin, banimin dhe punësimin. Kështu shkruan në deklaratën e përbashkët të miratuar sot nga Rama, Vuçiqi dhe Zaevi. Në deklaratë nënvizohet se «liderët kanë rënë dakord që secili anëtar i Ballkanit Perëndimor duhet të lejohet të jetojë, udhëtojë dhe punojë si vendas, duke kontribuar në krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik». Përfituese e kësaj marrëveshjeje do të jetë Serbia si shteti me potencialin më të madh ekonomik në rajon. Ngutësia e kryeministrit të Shqipërisë për një marrëveshje të tillë nuk mund të shpjegohet me asgjë tjetër përveç se me ambicien që pushteti ekonomik i oligarkëve serbë dhe ortakëve të tyre shqiptarë të konsolidohet sa më shumë. Nga ky bashkëpunim edhe deri më tani kanë përfituar politikanët, të cilët duan të bëhen sheikë të Ballkanit dhe të kontrollojnë çdo pasuri, edhe nëse një ditë formalisht largohen nga pushteti.

Më 1946 ka pasur edhe një propozim që ushtria shqiptare të shkrihet në ushtrinë jugosllave. Kësaj radhe këtë nuk e lejon NATO-ja se për hir të oligarkëve politikanët edhe këtë hata do e bënin. Mungesa e një debati dhe e rezistencës në Shqipëri kundër kësaj hapjeje masive dhe jokritike ndaj Serbisë është një nga çudirat jo të pakta të politikës dhe opinionit shqiptar. Edhe po të mos ekzistonte fare Kosova si problem në këtë mes, shqetësimi do të duhej të ekzistonte për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, e cila rrezikon të mbetet peng i biznesmenëve të papërgjegjshëm, që vendin e shohin vetëm si treg për të shitur mallra serbe dhe për të ndarë milionat me kamarillën politike dhe përkrahësit e tyre publikë. Shqipëria nuk do të fitojë po-në nga BE nëse një serb të Kralevës e trajton njëjtë si një shqiptar të Dibrës apo të Korçës. Kjo është një hallvë e ftohtë e një hallvaxhiu që e ka kapluar deliri i madhështisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...