I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, takon Kurtin: Prishtina të heqë taksën, Beogradi të ndalë fushatën kundër njohjes

E Enjte, 23 Janar 2020 11:36

Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës, kwshtu ka deklaruar të enjten në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell. Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për formimin e qeverisë së re.
Ambasadori Grenell tha se i ka kërkuar Kurtit që t’i lë anash mospajtimet politike, të formojë qeverinë dhe të përqendrohet në zhvillimin ekonomik të vendit. Kurse mesazh i veçantë ishte që taksa 100 për qind të cilën Kosova u ka vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, që nga nëntori i vitit 2018, duhet të hiqet.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparime në zhvillimin ekonomik, tarifa 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të hiqet në të njëjtën kohë që Serbia duhet të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell.

Ambasadori Grenell tha se çështja e formimit të qeverisë nuk është problem i tij dhe nuk dëshiron që të përzihet në këtë punë.

“Ne po e shikojmë këtë çështje nga jashtë, por do të them dy gjëra. E para, i thash zotit Kurti se shtetet si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë pasur përplasje për koalicionet (qeverisëse), teksa kanë tentuar që të formojnë qeverinë. Prandaj, i thash atij se ne po presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Grenell.

“Gjëja e dytë që dëshiroj ta bëj të qartë është se shtytja ekonomike që unë dua ta bëj është shumë e rëndësishme. Krijimi i vendeve të punës, sjellja e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë. Njerëzit janë të uritur që të futen (v.j. në tregun e Kosovës) dhe që të ndihmojnë që ekonomia e Kosovës të rritet”, tha ai

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 18:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...