Martin Henze: Vetëm Koreja e Veriut dhe Shqipëria janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë

E Enjte, 20 February 2020 19:18

Zoti Henze: Si e gjykoni situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri?

Shqipëria ndodhet në një kaos të vërtet, një kaos politik, ekonomik dhe social. Është një situatë e cila nuk është e qëndrueshme. Kemi dy palë në konflikt me njëra- tjetrën, nga njëra anë është opozita që në mënyrë të qartë dhe me fakte ka vërtetuar psh; manipulimin e zgjedhjeve në 2017 dhe nga ana tjetër kemi z.Rama, qeverinë që mbrojnë tezën e kundërt. Në këtë situatë të rënduar konfliktuale dhe kur sidomos ajo ligjore dhe kushtetuese është një kaos i vërtet, duhen patjetër disa kushte për kompromis për të dal nga kjo gjendje. Mendoj që zgjedhjet e reja janë një opsion për të kapërcyer këtë gjendje ku është Shqipëria. Duhet të jetw populli shqiptar ai që duhet tw zgjedh dhe Rama nuk mund të qeverisë më kundër popullit të tij, por ai po vazhdon dhe ne nuk po shohim asgjë psh; për çështjen e hetimit, manipulimit të zgjedhjeve konkretisht 2017. Ky hetim po ecën shumë ngadalë dhe nuk ka asgjë konkrete. Situata ligjore dhe kushtetuese është dhe me kaotike. Sot në të gjithë botën vetëm dy vende janë pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, Koreja e Veriut dhe Shqipëria.
Është emergjente të zgjidhet çështja e stabilitetit politik dhe duhet pyetur populli shqiptarë se çfarë kërkon ai të zgjedh. Presidenti i Republikës sipas dijenive të mia është një figurë e unitetit kombëtar dhe e mbrojtjes së kushtetutës dhe kushtetuta e Shqipërisë parashikon ndoshta dhe referendumin që populli shqiptar të shpreh vullnetin e tij. Mendoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja rrugë për ti dhënë fund këtij kaosi. Do të ishte ndoshta me vend për shkak të situatës konfliktuale që ndoshta dhe një qeveri e përbërë nga ekspertë dhe teknicientë ti përgatiste këto zgjedhje duke e çliruar kështu ngarkesën politike të fushatave elektorale. Partitë politike të jenë të dhëna me programet që ia paraqesin shqiptarëve dhe jo të zëna me zgjedhjet, mbarëvajtjen dhe procesin elektoral.
Kjo do të ishte një eksperience e re dhe e mirë për Shqipërinë.
Zoti Henze si e gjykoni konferencën e fundit të donatorëve  të organizuar nga Brukseli për Shqipërinë?
Këtu dua të ndaj disa çështje të rëndësishme për ju. BE e organizoi këtë konferencë duke menduar vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe fatkeqësinë e madhe natyrore që ra mbi ta. Nuk ka të bëj fare me qeveritë aq më tepër me qeverinë Rama. Madje nëse duhet të shprehem qartë Rama dhe qeverisja e tij janë një pengesë për shqiptarët sidomos me korrupsionin e lartë të tyre.
Së dyti; gjithmonë ndihmat ndërkombëtare janë një gërshetim midis garantit dhe kreditimit, por situata e kreditimit në Shqipëri vështirësohet, sepse Shqipëria ka një borxh shumë të lartë dhe po ti shtojmë dhe këtë situatë të re përqindja e interesit dhe komisionit që do të paguajnë në të ardhmen janë shumë të larta dhe kjo për shkak të borxhit të qeverisë Rama dhe situatës së rendë ekonomike ku e ka çuar vendin.
Borxh të brendshëm të lartë ka dhe Italia, e ka 115%, por Italia nuk falimenton se ka një ekonomi funksionale ndërkohë që qeveria Rama ka 7 vjet që ka politikë ekonomike të dështuar ekonomike me nivele të larta të korrupsionit.
Së treti; ka dyshime shumë të mëdha për mënyrën se si do të menaxhohen këto fonde dhe kur do të përthithen ato. Nëse e keni vënë re transparencës  së menaxhimit të tyre i është vënë një theks shumë i veçantë, këto kërkohet një punë shumë e madhe me projekte plane vlerësuese, kompani serioze ndërtimi, burime njerëzore të kualifikuara. Në këto vite qeveria Rama ka treguar se është krejt e pazonja të hartojë projekte për të thithur fonde të BE. Po iu jap një shembull, kur ndodhi fatkeqësia natyrore në Haiti u mblodhën 11 miliardë dollarë dhe sot e kësaj dite nuk janë lëvruar. Problem të rënda të korrupsionit në situatën politike brenda në atë vend. Është tjetër procesi i miratimit dhe tjëtër procesi i lëvrimit të fondeve.

Zoti Henze ekonomik pranë PD, ç’mund të na thoni opozitën shqiptare lidhur me këto çështje ekonomike?
Opozita shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer me propozime konkrete për një program ekonomik i cili nëse vihet në funksionim brenda 5-8 vjet i zhduk gjurmët e kësaj politike ekonomike të dështuar që jetojnë shqiptarët. PD është e fokusuar për të shfrytëzuar në funksion të shqiptarëve resurset e vendit duke punuar në tre drejtime kryesore;  politika ekonomike sociale te forta në ndihmë të familjes, politika ekonomike duke i dhënë prioritet resurseve të brendshme të vendit, luftë kundër korrupsionit luftë të pashembullt, që ti hapen dyert investitorëve të huaj dhe mbështetje maksimale për rininë me politika konkrete që të rinjtë shqiptarë të mos e lenë më vendin. 
Qeveritë e dështuara duhet të largohen për të ia lënë vendin të ardhmes.  Interviste eksluzive per portalin 55news.al

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...