Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar të mbronim Shqiptarinë!

Premte, 06 Mars 2020 15:22

Nga Kim Mehmeti

Ne shqiptarët mirë bëjmë që mirënjohjen ndaj ndihmës që SHBA-të dhe Perëndimi ia ofruan shqiptarisë e kemi ngritur në rrafshin e shenjtërive kombëtare.

 

Dhe ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasur e nuk do kemi mbrojtës më të mirë të interesave tona kombëtare se sa SHBA-të.

Ne shqiptarët nuk kemi mundësitë që i kanë disa popuj tjerë, si për shembull serbët, të cilëve kur u mungon përkëdhelja dhe mbrojtja e dorës ruse, i afrohen asaj Perëndimore, dhe anasjelltas.

Ne shqiptarët jemi popull i vetmuar në këto hapësira dhe askush sa SHBA-të nuk na ka ndihmuar që më lehtë ta jetojmë vetminë në këtë Ballkan e në këtë Evropë, ku s’kemi ‘familjarë’ të afërt e të një ‘gjaku’ etnik.

Ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, me ‘djepin e demokracisë’ ku është ‘shpikur’ dhe mbretëron parimi se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përhershëm.

Por krahas mirënjohjes dhe shumë virtyteve tjera njerëzore, ka diçka që qëndron mbi gjitha të tjerat, diçka vendimtare që e përcakton portretin etnik e personal, diçka që e mbanë drejt boshtin kurrizor të një etniteti e të një individi, e që quhet dinjitet!

Dhe hirë këtij dinjiteti ne nuk duhet t’i nënshtrohemi e t’i besojmë cilitdo diplomati të huaj, që aq e përbuzë inteligjencën tonë sa donë ta besojmë se Presidenti i Kosovës është burrështetasi më i aftë, më patriot e më atdhetar se sa Kryeministri i vendit, se Piktori është rojtari më i denjë i interesave tona kombëtare, apo se një ‘enverist’ i rreshkur, siç është kryetari i BDI-së, brenda natës mund të bëhet ‘instruktor’ i demokracisë Perëndimore?!

Pra, mirënjohja ndaj miqve tanë perëndimor nuk duhet të na bëjë të shtiremi se jemi aq mendjelehtë sa mos ta dimë që shumë nga burrështetasit tanë nuk kanë asnjë vlerë politike, se të dëgjueshëm e properëndimorë i bënë vetëm frika nga e vërteta ‘hajdutokrate’ për ta…. se sa më të ulët e kanë moralin, aq më të dëgjueshëm e më të përdorshëm janë për të huajt, me çka edhe u bënë e ‘mira’ e Perëndimit dhe fatkeqësia e shqiptarisë.

Dhe ky dinjitet kombëtar e individual, nuk duhet të na lejojë të bëhemi siç ishim asokohe kur e mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë dhe kur u bëmë robër të Xhaxhit Enver e të Titos, të cilët miqësoheshin e armiqësoheshin me botën, jo pse i mbronin interesa shtetëror e kombëtare, por pse donin që përjetë të na sundojnë. (Kim Mehmeti)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...