Më agresivë në testimin e pacientëve, epidemia nuk ndalet me propagandë!

Tuesday, 10 Mars 2020 14:34

Nga Klodian Tomorri
Fatmirësisht Shqipëria dhe gjithë Evropa patën dy muaj kohë për t'u përgatitur për koronavirusin. Fatkeqësisht Evropa dhe Shqipëria dështuan të ndalnin epideminë.
Ky është një moment i vështirë për të gjithë, por jo pa zgjidhje. Shembulli se si bota mund të triumfojë mbi koronavirusin vjen nga vatra ku ai shpërtheu, Kina dhe Koreja. Dhe të dy këto modele suksesi kanë një të përbashkët: parandalimin.
Në Kinë, epidemia u vu nën kontroll dhe tani rastet e reja po shkojnë drejt zeros.
Modeli i suksesit kinez është dora e hekurt, që forcoi karantinën më të madhe në historinë e njerëzimit. Edhe sot, instrumenti më i mirë që ka njerëzimi për të parandaluar epidemitë masive, mbetet ai i cili ka ekzistuar që nga Mesjeta, pra, karantina. Dhe Kina e dëshmoi se karantinat funksionojnë gjithmonë.
Modeli i dytë i suksesit është Koreja e Jugut, një tjetër vend i cili po e ve me sukses nën kontroll epideminë. Modeli korean është ai i testimit me shpejtësi të pacientëve përmes metodave inovative. Sa më shpejt zbulohen të infektuarit, aq më shumë mundësi ka të ndalet zinxhiri i infektimit.
Qeveria koreane nxori grupet mjekësore të testonin pacientët në rrugë. Deri tani Koreja e Jugut ka kryer mbi 200 mijë testime për koronavirus dhe falë kësaj arritën të zbulojnë dhe izolojnë në moshë të infektuarit duke ngadalësuar përhapjen e epidemisë.
Emergjencat e shëndetit publik kërkojnë qeverisje me dorë të hekurt. Shëndeti i popullatës nuk mund të lihet në mëshirën e karantinave vullnetare, siç eksperimentoi qeveria shqiptare dhe ato të Evropës.
Qeveria duhet të forcojë urgjentisht masat ndëshkuese. Thyerja e karantinës duhet të jetë vepër penale, e cila të dënohet automatikisht me burg. Dënimi me gjobë i dikujt që kërcënon shëndetin e mijëra të tjerëve është çmenduri.
Bizneset që kanë numër të madh punonjësish duhen detyruar me ligj t'i shpërndajnë ata dhe të shfrytëzojnë punën nga shtëpia. Grumbullimet e njerëzve duhen ndaluar me ligj, ndërsa zërat e injorancës, që relativizojnë epideminë duhen refuzuar dhe madje dënuar sepse i bëjnë qytetarët që të mos marrin masat e duhura. Kjo ishte ajo që ndodhi në Itali.
Paralelisht duhet të shikohet mundësia që një pjesë e punonjësve shtetërore, të paktën ata që nuk lidhen me aktivitetet e emergjencës, të lihen pushim.
Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë më agresive në testimin e pacientëve, pavarësisht kostove. Në emergjencat shëndetësore, buxheti shkon automatikisht në funksion të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.
Qeverisja me dorë të hekurt është dhe rruga më e mirë për të mos lejuar panik. Kur qytetarët shohin se shteti po vepron me vendosmëri për të vënë nën kontroll situatën, ndihen më të sigurt dhe nuk i dorëzohen panikut. Paniku nuk përmbahet duke zbukuruar të vërtetën. Përkundrazi, fshehja apo zbukurimi i së vërtetës dhe relativizimi i saj krijon efektin e kundërt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...