Nuk ishte humor me Koronavirus

Premte, 13 Mars 2020 13:57

Nga Qemal SAKAJEVA

Një ditë pasi Shqipëria u zgjua e përfshirë në hartën e kuqe botërore të Koronavirusit (COVID -19), njerëzit silleshin  në dy mënyra:  një pjesë thuajse në panik nxitonte nëpër supermarkete për të blerë me shumicë artikuj të ndryshëm për një periudhë të paktën dyjavore, pjesa tjetër shpërfillëse iu drejtua lokaleve duke i mbushur përplot, si në përditshmërinë e shkuar, pa u tutur se mund t’u ngjitej flama.

Duke ecur përgjat pyllit në kodrat e Parkut të Madh të kryeqytetit, u kujtova t’i telefonoja mikut të vjetër Gori M., që e ka shtëpinë në fshatin Karavasta, buzë kënetës së famshme me  të njëjtin emër, e përfshirë administrativisht në bashkinë e Divjakës.

Në celular erdhi zëri i tij disi i mpakur. Mbase edhe prej moshës.

-Si jeni ju andej nga Tirana, se atje është mbledhur Shqipëria dhe virusi e ka të lehtë të vërdalliset nëpër popull?- pyeti Gori.

Ai pyeti  thjeshtë  për të biseduar, sepse ka qënë mësues matematike dhe është racional në marrjen e informacionit të stërpërsëritur përmes mediave të shumta që stërpërsëritin njëra-tjetrën si në zbrazëti gjithë ditën e gjithë natën.

Më pas ia ktheva pyetjen.

-Po në Karavasta, a ka rrezik?

Të shkonte mendja se do të thoshte diçka të ngjashme për nga kujdesi që duhet të bëjnë njerëzit edhe atje, siç janë shfaqur nëpër ekrane disa figura të njohura, që s’kanë kurrfarë dijesh nga mjekësia dhe kot më kot bëhen këshillues  duke thënë “lani mirë duart me sapun për 20 sekonda” apo “mbylluni në shtëpi”. Por përgjigja e Gorit ishte si një kovë uji e akullt në kazanin që zien për Koronavirusin.

- Çfarë do virusi në Karavasta?! Në fshatin e Karavastasë nuk ka më njerëz!- u përgjigj dhimbshëm.

-Si nuk paska njerëz në atë fshat të madh?! Ç’u bënë ata?-ia ktheva me habi.

-Shtëpitë e Karavastasë janë të zbrazura. Njerëzit ia kanë mbathur. Ata kanë emigruar ku kanë mundur,-tha.

-Aq shumë të ikur?

-Fshati ka 200 shtëpi. Unë i dal tej e tej më këmbë dhe mezi takoj ndonjë të moshës time. Ja sot i rashë Karavastasë për së gjati dhe sytë më zunë vetëm dy fëmijë të vegjël. Po të them vetëm dy me numër. Ka ngjarë hataja.

Koronavirusi mbërriti në Shqipëri dhe u shpallën zyrtarisht masa, që të mos preken njerëzit, sidomos të mos vdesë asnjë njeri i vetëm. Por braktisja e vendit s’ka të ndalur dhe asnjë masë nuk merret për ta ndërprerë.

Kush po e vret më shumë Shqipërinë, COVID -19 apo Flama e Zbrazjes?

Përgjigjen e di secili, edhe pa qenë mjek, edhe pa qenë demograf.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...