Vetndërgjegjësimi, kyçi për përballimin e kësaj epidemie

Premte, 13 Mars 2020 17:04
Nga Tritan Kalo
 

Nuk është sakrificë! Nuk është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore! - Qëndrimi në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për jetën, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që mundet t’ju vijë në këto momente të epidemisë së Covid-19.

Vetndërgjegjësimi ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje.

Nuk është aspak vetflijim për ju, por vetëm e vetëm për mjekët, infermierët, imazheristët, farmacistët, sanitaret dhe të gjithë stafin mbështetës në shërbimin e sëmundjeve infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja.

Na ndihmoni që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brenda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mosgrumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjienës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit,

Ushqehuni shëndetshëm; uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues.

Kuptoni e zbatoni me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe të autoriteteve ligjzbatuese.

Mos u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojshme për kapacitet e shërbimeve mjekësore publike.

Jemi së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës.

Si mantelbardhë ju duam dhe ju mirëkuptojmë, por edhe ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka ju këshillojmë.

We will win that war!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...