Gurakuqi: Qeveria ka harruar Shkodrën, ja masat që duhet të marrë në ditët e emergjencës

E mërkurë, 18 Mars 2020 17:36

Romeo Gurakuqi, si përfaqësues i zgjedhur i Qarkut Shkodër, shkruan se qeveria e ka harruar plotësisht qytetin verior, ku nuk është krijuar ende një autoritet ekzekutiv i posaçëm për gjendjen e emergjencës civile ndërkohë që janë përqëndruar duke monitoruar situatën vetëm në Shqipërinë qendrore. 
'Qeveria është përqëndruar në mënyrën e saj për të monitoruar situatën në Shqipërinë Qendrore, ndërkohë në Shkodër nuk është krijuar ende një Autoritet Ekzekutiv i Posaçëm për gjendjen e emergjencës civile.
Ka veç organizma të veçantë të varësive të ndryshme, që operojnë sipas rregullave në kohë paqe, por nuk ka asnjë Prefekt të Përkohshëm vendas për koordinimin dhe komandimin nga një zyre e vetme, të të gjitha strukturave të emergjencës.
Edhe kësaj radhe, qeveria është në vazhdën e qëndrimeve të saj pararendëse ndaj Shkodrës: mungese e plotë e vëmendjes ndaj kryeqendrës së Shqipërisë së Veriut, indiferentizem dhe vetvetishmeri në imponimin e rregullave, asnjë qindarkë të destinuar për qytetarët, asnjë strukture të re të përkohshme analizuese të ngritur enkas për kryerjen e analizave, asnjë aparat shtesë për repartet e terapisë intensive dhe të reaminacionit, struktura të rendit publik fasadë, që nuk ua ndjen për radhët e gjata pas derës së Komisariatit.
Shkodra nuk mund të lihet në fatin e vet në këto dite kur kërkohet ma shumë se kurrë, Disiplinë Qytetare, një za i vetëm i komandës ekzekutive krahinore që vendos nën nji urdhnim: 1.Strukturen e re Analizuese të ngritur enkas për Veriun, 2.Spitalet, 3.Rendin Publik, 4.Shërbimin Social, 5.Strukturën rajonale që merret me Kontrollin dhe Dezinfektimin e çdo automjeti në katër hyrjet dhe daljet nga qyteti dhe në qendrat e banuara, 6.një strukturë të posaçme të emergjencës 127 për Shkodrën.
Në radhë të pare është disiplina qytetare, qe koinsiston në respektimin rigoroz të urdhnit/këshilles së qëndrimit në shtëpi, që nuk vjen nga Kryeministri, por nga protokolli i aprovuem ndërkombetar për të minimizuar dhe ndalur avancimin e matejshëm të situatës epidemike. Në qofte se deri më tani në Shkodër nuk janë verifikuar raste të COVID-19, kjo nuk do të thotë që duhet të tregohemi të pakujdesshëm dhe të vijojmë sfidën e pamundun.
A- Thirrja e parë u drejtohet qytetarëve të Shkodrës: Respektoni rregullat dhe urdhnin e qëndrimit në shtëpi dhe udhëzimet e mjekëve!
B- autoritetet e kane detyrim krijimin e një Komisariati Krahinor të Përkohshëm për menaxhinin e krizës, për sigurimin e furnizimeve ushqimore për Bashkitë Shkodër, Vaut të Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrës;
C- Ngritjen dhe pajisjen e reparteve shtesë të terapisë intensive dhe të reaminacionit për Qendrën Spitalore Shkodër;
D. Autoriteti i Përkohshëm Rajonal, në këto ditë të vështira duhet t'u kërkojë ndihmë pa asnjë paragjykim politik, edhe specialistëve të pensionuar, studenteve diplomantë të mjeksisë;
E.Ristrukturimin e degës së Shërbimit Social Krahinor dhe sigurimin e furnizimeve të nevojshme për shtresat në nevojë dhe banorët e zonave e thella malore. Ekipe të posaçme të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik duhet të dërgohen në Këlmend, Shkrel, Shalë, Shosh, Pult, etj.
E- Monitorimi i hyrjeve dhe daljeve nga qyteti dhe qarku nga ana e Policisë së Shtetit, konform rregullave të percaktuara dhe zgjidhja përmes platformës online e çështjes së lejeve të qarkullimit të posaçem për qytetarët që janë dyndur para derës së Drejtorisë së Akullt të Policisë Shkodër./ Romeo Gurakuqi Përfaqësues i Zgjedhur i Qarkut Shkodër

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...