‘’Kush sëmuret fajet i ka vetë’’, Artan Fuga: Duket sikur fajin për Covid- 19 e kanë qytetarët

Premte, 27 Mars 2020 17:13

Akademiku dhe Profesori Artan Fuga në një status në FB ka ironizuar me deklaratat se qytetarët që dalin jashtë shtëpisë preken nga koronavirusi.

Fuga ka thënë se në këtë rast duket sikur fajin për Covid- 19 e kanë qytetarët dhe jo vetë virusi.

Ai shprehet se qytetarët duhet të blenë edhe bukë prandaj duhet të dalin jashtë dhe nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.
STATUSI I ARTAN FUGËS

Kush sëmuret fajet i ka vet :)

Mirë o mirë, por mos na thoni në atë mënyre që shiko qendroni në shtëpi, se kush nuk qendron në shtëpi, se…

Duket sikur fajin për covidin19 e kanë qytetarët.

Si fajësojnë të sëmurin në familje:

Me diabet??? Të thashë o i uruar se sa shumë sheqerpare haje!

Me kolesterol??? Haje zorrë qingji shoqëruar me raki! Shiko çfarë i bëre vetes dhe neve tani!

Me bajame??? E po sigurisht pi ujë të ftohtë i djersitur!

Te ka zënë reumatizma? Epo gjithë ditën rri në cimento ulur duke luajtur shah me Xonin! Na tani!

Ke majasëll??? Epo me gjithë atë salcë pikante që ha!

Vdiq??? E mo se kishte kohë që vuante nga zemra dhe nuk shkonte te doktori!!!

Ju zuri covidi? Sepse shkoni të bleni bukë, prandaj: Rri ore në shtëpi!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...