ANALIZA/ Italia do të jetë “zëri” i Europës pas Covid-19, të gjithë sytë tek ajo për të parë nëse…

Hënë, 06 Prill 2020 16:51

Të gjithë sytë do të jenë nga shteti i Europës Jugore për të parë nëse masat e BQE-së do të parandalojnë që urgjenca shëndetësore të bëhet një urgjencë ekonomike.

Nëse kishte dyshime se sa seriozisht zyrtarët europianë po e trajtojnë emergjencën e Covid-19, referenca e Kryeministrit italian, Giuseppe Conte, se kjo është “ora më e errët” e vendit të tij, duhet të ndihmojë në përcaktimin e tyre. Italia është vendi europian aktualisht më i prekur nga virusi, me numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve. Mund të jetë e para në rajon që është goditur keq, por pothuajse me siguri nuk do të jetë e fundit.

Askush nuk e di nëse një veprim më agresiv apo krijues mund të kërkohet në javët ose muajt e ardhshëm. Reagimi fillestar ndaj masave të shpallura nga Banka Qendrore Europiane ishte i trazuar. Por ndryshe nga kriza e borxhit sovran – i cili së pari preku Greqinë dhe më pas Italinë, Spanjën dhe Portugalinë – nuk ka asnjë ndarje politike apo ekonomike midis nevojave të thelbit dhe periferisë së Europës përballë sfidës koronavirus.

Ndërsa shpenzimet e Italisë për kujdesin shëndetësor si një pjesë e PBB-së janë në përputhje me shumicën e fqinjëve të saj europianë, ajo qëndron larg nga pjesa tjetër e zonës së euros në bazat e saj të dobëta ekonomike. PBB-ja e Italisë është vetëm 5% më e lartë se sa ishte në vitin 2000; në Francë është 29%. Papunësia dhe borxhi qeveritar janë gjithashtu të larta në krahasim me pjesën tjetër të zonës së euros, ndërsa nivelet e investimeve qeveritare – një dekadë më parë në krah të pjesës tjetër së eurozonës dhe Mbretërisë së Bashkuar – tani janë dukshëm më të ulëta.

Çuditërisht, për këtë arsye, në një numër variabël që lidhet me tregun, sistemi bankar italian regjistrohet drejt fundit të dobët të spektrit europian: goditur negativisht nga një përqindje e lartë e kredive me probleme (7.2% ndaj një mesatare europiane prej 2.9%, sipas Autoritetit Bankar Europian), kërkesa e paktë për biznes të ri dhe normat e interesit dhe rezervat historikisht të ulëta.

Pasi Italia dhe pjesa më e madhe e rajonit me siguri tani përballen me një recesion teknik, të gjithë janë të vëmendshëm nëse masat fiskale dhe monetare që po prezantohen do të parandalojnë që urgjenca shëndetësore të shndërrohet në një emergjencë ekonomike, meqë ndërmarrjet dhe familjet nuk kanë mundësi të paguajnë borxhet e tyre.

Se sa saktësisht të këqija do të rezultojnë të dhënat ekonomike të zonës italiane dhe të zonës euro gjatë gjysmës së parë të këtij viti, është vështirë të vlerësohet. Por nëse prodhimi italian ka rënë me, të themi, 20% këtë muaj, rrafshohet muajin tjetër, dhe më pas ekonomia fillon të rritet gjatë muajit maj dhe qershor, rëniet e PBB-ja për tremujorin e parë dhe të dytë do të dëshmohen të jenë dy herë më të këqija se çdo gjë që është parë edhe gjatë pikave më të ulëta të krizës financiare të vitit 2008.

Me pjesët e tjera të Europës që tani po shohin mbylljen e shkollave, prindërit që qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, restorantet dhe shitësit e tjerë që mbyllin dyert e tyre dhe shpenzimet e konsumatorit për mallra dhe shërbime jothelbësore që po mbahen në pritje, vendet e tjera pa dyshim që do të shohin të shpërfaqet një situatë të ngjashme. Pyetja e vetme është ajo e kohës.

Një shqetësim tjetër është që edhe nëse kriza e menjëhershme arrin të përmbahet gjatë muajve të ardhshëm, pasojat mund të zgjasin goxha përtej kësaj, pasi sezoni i turizmit veror është i fshirë dhe bizneset humbasin një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre vjetore. Në Europën Jugore, kjo mund të nënkuptojë që bankat përballen me një valë tjetër të mospagimeve të huave, qeveritë kombëtare marrin shumë më pak sesa të ardhurat e parashikuara nga taksat dhe tregjet atëherë vënë në dyshim qëndrueshmërinë e financave të qeverisë dhe nëse bankat më të dobëta në të gjithë Europën mund t’ia dalin pa pasur nevojë rrisin kapital shtesë.

Përballë këtyre rreziqeve, politikëbërësit europianë po përgatisin përgjigjen e tyre. Politika fiskale, siç pritej, po drejton rrugën, me qeveritë që shohin një sërë masash, duke përfshirë shtyrjen e mbledhjes së taksave, lejimin e familjeve dhe bizneseve të vonojnë ripagimet e hipotekave dhe kredive, duke u dhënë bankave një liri veprimi rregulluese për të lejuar klientët të shtyjnë pagesat e interesit të borxhit, duke ndihmuar të vetëpunësuarit me pagesa parash, dhe me qeveritë që nënshkruan kredi urgjente për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në mënyrë të ngjashme, BQE u përgjigj javën e kaluar duke zgjeruar madhësinë e programit të saj lehtësues sasior dhe duke u siguruar bankave mundësinë për të huazuar para me norma edhe më të ulëta. Shpresa është që këto veprime të transmetohen në ekonominë reale, duke ulur kostot e huazimit për qeveritë, familjet dhe kompanitë, dhe duke vendosur themelet për një rikuperim më të fortë sapo më e keqja e epidemisë të ketë kaluar dhe ekonomitë të fillojnë të rrëmbejnë sërish çfarëdo prodhimi që kanë humbur.

“Çfarëdo që të duhet” ishte thirrja e fuqishme, por shumë e diskutueshme e Mario Draghit në 2012, e përçmuar nga shumë anembanë rajonit që menduan se BQE ishte duke kapërcyer shenjën e saj në mbajtjen e ekonomive së eurozonës. Megjithatë, në krizën aktuale, çdo qeveri dhe bankë qendrore është e përkushtuar për këtë në maksimum – dhe Europa është më e fortë për këtë.

• Marchel Alexandrovich është ekonomist i lartë europian në firmën globale të investimeve bankare “Jefferies”

The Guardian

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...