Zbythja e Ramës/Si e çoi Peter Tiede deri në fund betejën e tij

Hënë, 13 Prill 2020 09:45

Duke nisur nga 14 maji i vitit të shkuar dhe të paktën për një muaj rresht, emri i gazetarit gjerman Peter Tiede u bë kryefjalë e opinionit publik në Shqipëri. Ai publikoi në gazetën më të madhe gjermane dhe europiane, BILD, përgjimet që tregonin manipulimin zgjedhor nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Shqipëria, ky vend i bukur dhe i bekuar me burime njerëzore dhe natyrore, është kthyer në një shtet mafioz, në një moçal ku sundon krimi dhe mafia.

Ashtu siç ndodh zakonisht, kryeministri Edi Rama nxori një nga gratë e pushtetit të tij për të sulmuar gazetarin e BILD. Më pas nisën të përhapin zëra se kjo gazetë është e blerë.
Siç veprojnë regjimet, nuk munguan as intimidimet. E megjithatë, Tiede e çoi deri në fund betejën e tij.
“Persona nga rrethi i kryeministrit kanë postuar artikuj të vjetër të RT në Gjermani me qëllime propagande rreth meje. Këto artikuj sot i kanë postuar njerëzit afër Ramës që të më intimidojnë mua,” tha Tiede më 6 qershor. Në përgjigje të gjithë akuzave nga kryeministri dhe rrethi i tij kriminal, ai vazhdoi publikimin e përgjimeve që ndezën akoma më shumë protestat e opozitës.

Njerëzit në tubime nisen të mbanin pankarta ku shkruhej edhe emri i tij.

“Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, do shkruante Tiede.

Vetëm pak ditë më vonë, më 17 qershor, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do e padiste Tiede në një gjykatë gjermane.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat…”, reagoi me ironi Tiede.

Gazeta gjermane nuk e ndali publikimin e shkrimeve që shokuan opinionin publik në vend dhe në Europë. Kryeministri shqiptar tashmë ishte bërë i padëshiruar në sytë e të huajve. Në kancelaritë perëndimore shkel vetëm kur është një samit shtetesh dhe ai nuk mund të përjashtohet për shkak se përfaqëson Shqipërinë. Vizita të tjera zyrtare nuk ka.

Ky tërbim i Ramës arrin kulmin më 25 qershor.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije", deklaroi Rama në atë datë.
Po kush do e paguante një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që merr 750 euro në orë? “Dhe për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?", reagoi menjëherë Peter Tiede.

I habitur nga kjo padi nuk mbeti vetëm Tiede. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha drejtori i degës gjermane të organizatës “Reporterët pa Kufi”, Christian Mihr. “Është detyrë e medias, mes tjerash, që t'u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur hulumtimet e saj në burime. Këto janë gurët e themelit të një shtypi të lirë, të cilin e kemi ankoruar në vlerat e komunitetit tonë në Bashkimin Evropian. Një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e atij komuniteti duhet t'i respektojë këto vlera”, theksoi Mihr.

Por duket se e gjitha ishte vetëm një lojë e një autokrati të lodhur. Më 22 tetor, Tiede do të vazhdonte betejën e tij dhe do deklaronte se nuk ka asnjë padi të Ramës ndaj tij dhe gazetës.

“Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, një letër me dengla në të cilën thuhej se kryeministri nuk ka qenë kurrë në lidhje me krimin apo mafian, që votat nuk janë blerë. Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë… Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur. Nuk ka asgjë ndaj meje dhe as ‘Bild’-it në gjykatë apo ndokund tjetër”, tha Tiede.

Si një njeri i kauzës, ai vazhdoi të denonconte kryeministrin Edi Rama sa herë i jepej mundësia.

Më 20 dhjetor të vitit të shkuar, Tiede do të rreshtohej në krah të shumë njerëzve që u zemëruan me projektligjet censuruese të Edi Ramës.
"Vërtet besoni te Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun,” i shkruante Tiede njeriut që kujdeset për lirinë e medias në OSBE.
Dhe në fakt Rama u tregua një kloun. Tiede e mbylli betejën e tij me nder, kurse Rama u zbyth nga padia ashtu në heshtje, siç ishte paralajmëruar muaj më parë nga vetë gazetari gjerman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...