Koronavirusi-koronavirusi, por kanceri dhe sëmundje të tjera 'po bëjnë kërdinë' në Shqipëri!

E Enjte, 16 Prill 2020 12:19

Ndërkohë që i gjithë sistemi shëndetësor dhe opinion publik është fokusuar te epidemia e koronavirusit në vendin tonë, duket se janë harruar sëmundjet e tjera vdekjeprurëse. Mjekja e njohur proktologe në Spitalin Amerikan, Lindita Shosha, nëpërmjet një interviste në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” ngriti alarmin se po vdesin njerëz nga kanceri çdo ditë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë, pasi siç thekson ajo me revoltë pacientë po vijnë në spital në fazat e fundit, me 4 ditë jetë. Sipas mjekes kufizimi i lëvizjes i ka mbyllur njerëzit në shtëpi dhe nuk shkojnë dot në spitale. Më problematike situata është në rrethe. “Janë mosha të reja që po u rrëshket jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:
Unë jam e shqetësuar për këtë kategori pacientësh që u duhet një përballje shumë e fortë për ta luftuar këtë sëmundje. Një pjesë e tyre nuk arrijnë dot ta nisin këtë luftë. Kam konstatuar me një keqardhje të madhe të shikosh që të vijnë raste që të përjashtojnë nga çdo lloj trajtimi sepse janë raste aq të përhapura dhe të agravuara. I kemi duart e lidhura. Këtyre pacientëve nuk u ofrojmë asgjë. Ne nuk po dimë tu bëjmë dot asgjë.

Është marrë vendimi që do të kryhen vetëm operacionet kirurgjikale urgjente jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Por nga kjo që po më thua, kjo nuk ka lidhje me operacionet kirurgjikale urgjente.

Këta njerëz po vijnë vonë dhe po adresohen vonë në spitale. Këta njerëz shkojnë në spitalet e rretheve dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi. Të më falin mjekët dhe kolegët e mi të rretheve. Por unë nuk mund të mbyll sytë dhe të mos them të vërtetën që e prek me dorë çdo ditë. Të më falin edhe njëherë kolegët. Janë mosha të reja, që po u rrëshqet jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar. Radiologia është e shokuar. Baza kryesore për smundjet tumorale është imazheria e avancuar. Dhe fatmirësisht në spitalin ku unë punoj, që është Spitali Amerikan, është e gjithë infrastruktura më e mirë e mundshme për të diagnostikuar saktë. Radiologia më thotë se në një javë kam parë 6 tumore të gjirit, ishin mosha 32 vjeç. Përveç rasteve të tumoreve të tjera që shikojmë ne. Është situata dramatike. Edhe nëse adresohen në spitale, nuk marrin shërbimin që duhet të marrin. Kjo kategori do një vlerësim. Kjo nuk bëhet. Kufizimi i lëvizjeve ka kufizuar edhe daljet e njerëzve nga shtëpia dhe njerëzit durojnë dhe kur vijnë në spital. Ne në këto dy muaj ndjekim pacientët që kemi operuar më parë, që kanë nevojë për ndjekje. Dhe po shikojmë që nuk po arrijmë dot rastet onkologjike të reja.

Meqë jemi të gjithë të bllokuar, rastet e kancerit shfaqen në momentin e fundit, që nuk ka as kirurgji, as kimioterapi që mund t'i shpëtojë.

Mund të marrin një mjekim për të qetësuar dhimbjet në fund të jetës.

Ndërsa rasti tjetër që është një rast, që ti mund ta shpëtosh, por nuk vjen në kohë.

Siç ndodhi rasti i Sarandës, Tropojës…Kjo gjë i ka frenuar. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare çfarë kanë sepse simptomologjia e tumorit është e jashtëzakonshme. Ata vijnë në momentin kur nuk mban më ujë pilafi, i themi në gjuhën më popullore.

Unë të kupoj shumë mirë, kuptoj edhe revoltën tuaj.

Jam e revoltuar se mua më duhet t'u them familjarëve të pacientëve se unë nuk bëj dot asgjë për ata njerëz. Kjo është zemërthyese dhe për një mjek, është si t'i gërryhet shpirti çdo ditë nga pak. Sepse profesioni ynë ky është.

Kjo që më tregon ndër të paktat gjëra që mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë.

Në jetë profesionisti duhet të jetë i ndershëm. Nuk luhet me jetën e tjetrit. Nuk ka vlerë pasuria. Korona po merr përpara të pasur dhe të varfër. Ne nuk mund të luajmë me jetën e njerëzve. Gjërat do t'i them ashtu siç i shoh, të dokumentuara. Kush do të vijë në zyrën time, aty kam kartelat. Po vijnë raste ekstreme. Vdesin njerëzit. A e di se 4600 njerëz vdesin nga tumori, dhe jo 25 nga korona. Nga viti në vit po rritet numri i tumoreve. Numri është 8300 raste të reja me tumor në vit.

Ka disa lloj tumoresh që nëse i kap në kohën e duhur shpëton jetë, si tumori i gjirit...

Po, sepse diagnostikohet, bëhet gjithë ai sensibilizim për kancerin e gjirit. Për tumoret e tjera çfarë po bëhet. Parandalimi është taktika më e mirë. Trajtimi ka një kosto të jashtëzakonshme. Sepse ti e di shumë mirë, se sa i gjatë është kalvari i pacientëve që trajtohen me sëmundje tumorale. Unë i shikoj me sytë e mi çdo ditë. Kur i kapim në faza më të hershme, gjasat që ata ta kenë fituar luftën me tumorin janë shumë të larta. Ne në Shqipëri kapim tumoret kur kanë dhënë metastaza. Nuk duhet të tërhiqet vëmendja ndaj këtyre pacientëve. Po vijnë në forma shumë të rënda.

Këtë betejën e koronavirusit po e fitojmë…

Por po humbim betejën me tumorin.

Duhet t'i lëmë të sëmurët të marrin ndihmën.

Po, jo vetëm këtë të Tiranës, por janë pacientët e rretheve. Janë tumore që në studimin e fundit janë meshkujt që preken më shumë. Janë 4600 njerëz që e humbasin këtë luftë.

Këta njerëz e humbasin në kushte të tjera.

Në kushte karantine ky numër shtohet. Në kushte të tjera, kur mund të vinte, mbase gjasat që të hiqej tumori do të ishte shumë e kollajshme.

Modifikuar më E Enjte, 16 Prill 2020 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...