“Infektimi” i Schengen -it

Premte, 17 Prill 2020 14:23

Nga Qemal SAKAJEVA

Sa jeta njerëzore, është thënë, thuhet e do të thuhet prapë, se i ngimi (i ngopuri) nuk ia beson të untit (të uriturit). Mirëpo, edhe ndodh që, i ngopuri të bjerë në një vështirësi të papritur e kësisoj i jepet mundësia për vetëgjykim e ndryshim të sjelljes (nëse?!). Një situatë e fortë goditëse është tani në Bashkimin Europian, kur vendet e pasura dhe njerëzit e kamur, COVID-19 i ka shkundur deri në themele, vetëm në pak javë.

Pasojë e menjëhershme ka qenë ndalimi i plotë, domethënë pamundësia për të udhëtuar, ose humbja e përkohshme e të drejtës së lëvizjes së lirë. Po të përdorim një metaforë, ka ndodhur kosovizimi i shteteve të Bashkimit Europian nga “infektimi’’i Schengen-it prej Koronavirusit. Të shkruash për një çështje të tillë në kulmin e vuajtjes së përbashkët prej COVID-19, të vjen edhe të stepesh disi, sidomos po t’u ndërmend thënia në shqip: ”Mua më digjet mjekra, ti kërkon të ndezësh cigaren”. 

Nëse do të prodhohej një hartë, le ta quajmë harta  COVID -19 e Bashkimit Europian, do të shihej se çdo vend  detyrimisht do të pasqyrohej  siç gjendet tani, i mbyllur branda kufijve shtetëror, në të cilët populli rri i ngujuar nëpër shtëpi, të infektuarit vuajnë spitaleve në vetmi, - ose të shërohen, ose të ndërrojnë jetë.

Ndalimi i plotë i trenave të gjatë në platformat e stacioneve, heshtja e  motorëve të autobusëve të shumtë nëpër terminale, zbritja e aeroplaneve nga qielli dhe mbetja nëpër aeroporte si peshq mbi zall të nxjerrë nga deti pas një katastrofe mjedisore, përbëjnë pamje gjigante tepër të trishta, të cilat tregojnë se njerëzit kanë humbur të drejtën e lëvizjes së lirë, që e gëzojnë që kur s’mbahet mend. 

Është kjo kohë e pazakontë që vendet e Bashkimit Europian të kuptojnë Kosovën e izoluar, të cilës ende nuk i janë hequr vizat. Edhe pse ajo i ka plotësuar kushtet, edhe pse BE thekson e përsërit se do t’i hiqen vizat, kjo është zgjatur me vite, në të njëjtën mënyrë siç një beqari të shtyrë në moshën për  martesë, pyetjes bezdisëse se “kur do të martohesh?”, i përgjigjet me fjalën: Nesër... Dhe kur pyetet përsëri një ditë më pas, ai përsëri thotë: Nesër. Por e nesërmja gjendet më tej dhe kurrë s’mbaron.

Janë mjaft figura politike të rëndësishme në BE, të cilët kërkojnë që ky proces të përfundojë dhe Kosova të nxirret nga izolimi e t’i bashkohet vendeve të Ballkanit Perëndimor që e kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë. Nëse nga Koronavirusi është ngujuar gjithë Bashkimi Europian dhe Ballkani (pa përmendur tërë botën) - mbase ky përbën njëfarë ngushëllimi  për Kosovën e ngujuar gjithashtu - por Kosova ndjehet e pangushëlluar pa të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, sepse është i vetmi shtet i izoluar. Mes zërave  mbështetës, ia vlen të veçohet sidomos - është shumë interesante në këtë  kontekst- thirrja kritike e një vajze serbe, pikërisht i Miss Serbia, Irina Jovanka, e cila del nga rreshti i qendrimeve të politikës së vendit të saj, dhe sipas mediave,  nëpërmjet Instagramit, i përcjell BE një mesazh tejet domethënës - madje paksa edhe cinik - duke shkruar: “Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumë prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë”.

Kërkimi për plotësimin e kësaj të drejte nuk është diçka e pakohë në kohë virusi, sepse pikërisht në kulmin e përballjes me Covid-19, - saktësisht më 2 prill 2020, - Brukseli miratoi fillimin zyrtarisht nga puna të sllovakut Miroslav Lajçak, Përfaqësues i posaçëm për bisedimet Kosovë- Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Një marrëveshje me Serbinë, që do të delte nga bisedimet e ardhshme,  është e rëndësishme, por lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është më e rëndësishme, sepse është edhe e vonuar. Kurse marrëveshja me Serbinë nuk ka ndodhur ngaqë Beogradi e dënon luftën për çlirimin e Kosovës, nuk e pranon pavarësinë e saj dhe  synon të hedh në erë Republikën duke këmbëngulur ndarjen si e vetmja mënyrë zgjidhjeje.

Kosova gjendet në karantinë të dyfishtë, edhe nga BE, edhe prej Covid-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...