Amnistia, legalizimi i parave të pista për mandatin e tretë të Ramës

E mërkurë, 22 Prill 2020 14:22

Nga Boldnews.al

Në kulmin e krizës njerëzore të koronavirusit, kryeministri Edi Rama mendon për krimin, duke e pastruar atë në lavatriçen e tij të madhe, si markë autentike “Made in Rilindja”. Me një reagim komod nga komunikimi online, Rama shpalosi idenë se shumë shpejt do të kalojë në Parlament një draft ligjor i cili synon shpalljen e një amnistie të madhe fiksle, e cila do të shtrihet brenda një viti.

Nën kamuflimin se po synon që të legalizoje paranë e siguruar nga emigracioni, apo puna në të zezë, Rama në mandatin e dytë qeverisës po ecën me një plan të detajuar e cila në mënyrë direkte synon tjetërsimin e votës dhe akoma më rëndë shitblerjen e saj.

Kryeministri me një nismë arrin dy qëllime. Së pari siguron një shumë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke venë taksë nga 5-10 % për çdo shumë të deklaruar dhe e dyta dhe më kryesorja, mbetet “pastrimi” i figurës së krimit. Çdo para e siguruar nga trafiku i drogës, prostitucioni apo korrupsioni do të bëhet “qelibar” në lavatriçen pushtet dhe personazhe që deri dje njihen si pjesë e krimit, edhe pse të padënuar, do të kenë mundësinë të kthehen në “biznesmenë”.

Sot halli më i madh i botës së errët të trafiqeve nuk është sigurimi i shumave marramendëse kryesisht nga shitja e drogës, por mënyra sesi të pastrojnë paratë e ardhura prej saj. Çdi qindarkë në bankat e huaja duhet ti deklarohet burimi i të ardhurave dhe pikërisht në këtë pikë, krimi shqiptar që vepron në vendet e BE-së e ka të pamundur të justifikojë shumat e mëdha cash.

Tashmë do e kenë një shans të artë dhe do i jenë “mirënjohës” qeverisë aktuale e cila nën petkun e amnistisë fiskale fsheh pikërisht qëllimin për një batërdi të dytë në shitblerjen e votave dhe implikimin e botës së errët të krimit në fushatë, tashmë të pastruar ligjërisht.

Nuk do ketë më nevojë krimi që paratë e siguruara nga trafiqet jashtë vendit ti fusë me “Toyota Yaris”, por në mënyrë direkte duke i shpërndarë nëpër persona të tjerë që mbajnë “statusin e emigrantit”.

Qëllimet e Ramës janë lehtësisht të lexueshme. Në vitet 2016-2017 vendi u kanabizua i gjithi, në çdo cep të saj, pasdikutim me dijeninë dhe yshtjen qeveritare që i duheshin para qoftë edhe nga kanabisi i gjelbër për të siguruar pushtetin.

Ia arriti kur grupe të fuqishme kriminale, të lidhura me politikën në pushtet u shpërndanë nëpër vend si “deputetë në hije” në kërkim të votave për qeverinë që u kishte siguruar parajsën në kltivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Tonelata me drogë mbytën jo vetëm Shqipërinë, por veçanrisht dy vendet fqinje Italinë dhe Greqinë, të cilave iu desh të vinin në shërbim deri forca ushtarake për të frenuar disi kanabisin e prodhur nën hyndët dhe sytë e qeverisë sonë dhe veçanrisht një policie që kërkonte haraç për çdo rrënjë kanabis të mbjellë.

Para e madhe u mblodh, por problem mbetej sesi këto shuma të futen në Shqipëri. Me amnistinë që pritet të kalojë në Parlament pa më të voglin ndryshim dhe dyshim, kryeministri ka të pastër kërkesën e tij për këto grupe kriminale: katër vjet më parë lejova hashashin, sot ju legalizoj paranë e pisët. Dhe ka vetëm një kusht: sigurimin e mandatit të tretë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

A do ia arrijë? Paraja e pisët e blen varfërinë, votë për Rilindjen në këmbim të një shuku parash.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Prill 2020 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...