COVID-19/ Meta:Vlerësoj qëndrimet e opozitës, shtimi i testimeve një kërkesë e drejtë

Tuesday, 28 Prill 2020 08:53

COVID-19/ Meta: Vlerësoj qëndrimet e opozitës, shtimi i testimeve një kërkesë e drejtë
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar qëndrimet e partive të opozitës gjatë pandemisë. Në një intervistë për televizionin “TVT”, u shpreh se rrija e numri të testimeve ka qenë një kërkesë e drejtë.

“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet. Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve. Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë. Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia”,- tha kreu i shtetit.
Presidenti deklaroi se institucionet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit, gjatë situatës së pandemisë.

Meta tha se “jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhen përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës”.

Gjithashtu, kreu i shtetit komentoi dhe ndryshimet në Kodin Penal. Ai u shpreh se “nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...