Basha:Për të grabitur Teatrin Kombëtar e botuan vendimin brenda ditës në Fletoren Zyrtare, për të dhënë ndihmën me pikatore për njerëzit, vonuan dy-4 javë

Saturday, 09 May 2020 14:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dënoi sot dhunën e policisë kundër protestuesve në sheshin “Skënderbej”. Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD-së deklaroi se vetëm diktaturat ndalojnë të drejtën universale për të protestuar. Basha u shpreh se shqiptarët ndodhen nën një regjim dhe jo në një vend demokratik.
Kreu i PD-së kritikoi dhe procedurën e ndjekur nga qeveria për kalimin e pronësisë së teatrit.
“Ende nuk ka asnjë masë për turizmin. Rregulla kaotike, por, absolutisht, asnjë masë për ta bështetur, siç edhe konstatuam bashkarisht, gjatë takimit që pata me shosqatën e turizmit. Ndërkohë, fermerët që kanë qenë në krizë të vazhdueshme gjatë këtyre shtatë viteve, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Të gjithë besoj i keni parë pamjet e fermerëve në Korçë që hodhën patatet. Është një rast, por ka mijëra raste të tilla anë e mbanë vendit në të gjitha zonat bujqësore, blegtorale, ku fermerët ndodhen në pikën e tyre më të ulët të mbijetesës. Çfarë kemi përballë kesaj? Një qeveri pa, absolutisht, asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize ndërkohë që numri i të papunëve është shtuar, ndërkohë që numri i bizneseve në vështirësi dhe drejt falimentimit shtohet frikshëm, shiko çfarë bëjnë. Mbrëmë brenda natës marrin vendimin dhe e botojnë brenda natës në Fletoren Zyrtare për të grabitur Teatrin Kombëtar. Brenda natës, merret vendimi dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë, për të marrë vendimin për të dhënë me pikatore disa lekë që akoma nuk kanë mbërritur dhe iu desh prapë një apo dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare. Kur vjen puna për të mbështetur njerëzit që ndodhen para kësaj krize të thellë, zgjaten e stërzgjaten për të dhënë ndihmë me pikatore. Kur vjen puna për të grabitur brenda ditës, brenda natës bëhet vendimi dhe publikohet në fletoren zyrtare. Në këtë situatë ku ndodhet vendi dhe me një qeveri që e ka lëshuar plotësisht në një rënie të lirë ekonominë shqiptare, ajo që po ndodh normalisht edhe në vende të tjera, në Shqipëri do të jetë disa herë më e rënde”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...