Teatrin nuk e ka shembur Basha

Hënë, 18 May 2020 11:32

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej disa orësh është shembur nga Edi Rama Teatri Kombëtar, çatia e të cilit zuri nën vete iluzionin tonë të 30 viteve për demokraci dhe institucione që e interpretojnë dhe mbrojnë atë. Nuk priti Gjykatën Kushtetuese, nuk priti më sepse nuk i duhej normaliteti, i druhej atij, nuk i duhet Reforma Zgjedhore sepse ka nevojë për tensionin, që askush të mos ketë kohë ndër të tjera që të merret me tragjedinë ekonomike ku po zhytemi.Detyrimet ndaj sekteve mafioze po ashtu. Hipokrizia më e madhe është shenja e barazisë që po vendoset ndërmjet Edi Rames që e shembi dhunshëm dhe Lulzim Bashës, që nuk është përgjakur për ta mbrojtur. Po e bëjnë me stil zërat që i shërbejnë qeverisë, po edhe intelektualë të njohur. Në këtë histori ka një dhunues që është Kryeministri dhe një të dhunuar që është shoqëria mbarë.
Opozita nuk është repart paramilitar dhe shefi i saj nuk është skuadrist. E vërtetë që ai ka folur për një vijë të kuqe dhe është sfiduar në paralajmërimin e tij po aq sa të gjithë, në të cilët brenda vetes nuk e besonim që do arrihej deri këtu. Pas kësaj, opozita e ka jetike t’i përgjigjet sfidës dhe jo t’i ikë asaj, sepse bashkë me teatrin u shemb edhe siguria e saj fizike e institucionale. Të barazosh sot Ramën me Bashën, kur i pari është kapur në skenën e krimit, i bie ta rehabilitosh ketë akt katastrofik.T’i kujtosh sot opozitës çfarë ka bërë keq për t’i thënë ‘mirë të të bëhet’ përsëri e përsëri, është ta zhvendosësh diskursin aty ku e do Edi Rama. T’i thuash sot opozitës dhe Bashës meqenëse nuk u përleshët, meqenëse nuk e mundët Ramën me protestë në sheshin e teatrit, është thjesht frikë e maskuar përballë dhunuesit në revansh. Sot ka vetëm një uzurpator, ai është Edi Rama. Sot ka vetëm një sfidues, ai është Kryeministri. Sot ka vetëm një qëllim, frikësimin e shoqërisë në emër të pushtetit dhe përfitues i pangopur i tij është vetëm ai. Këto janë karakteristika diktature. Rama, duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme, pandeminë e Covid-19, veproi nëpër natë si vrasës me pagesë. Këndej tremb e andej rrënon. Këndej rreh njerëzit e andej thotë nuk jam djall. Sot nuk ka kuptim të drejtojmë gishtin nga Lulzim Basha e t’i themi ‘pse e lejove ti Edi Ramën ta prishë??’ Kjo është poshtërsi dhe frikë.

Secili të pyesë veten çfarë po bën për ta mbrojtur demokracinë dhe institucionet e këtij vendi, trashëgiminë historike po kaq?! Sigurisht, Basha është lehtësisht më i shënjestruar si lider opozite, i cili duhet të kujtojë që ngjarja e sotshme, për fat të keq, e detyron të përballet duke e pranuar sfidën, po kaq ia ndryshon planet dhe projektet e imazhit. Dita e sotme ka shkërmoqur shumëçka, por na ka qartësuar në një gjë në atë se Edi Rama po ndërton shtetin e dhunës në shërbim të zgjedhjeve. Basha duhet ta dijë që ky mozaik nuk lejon kurrë zgjedhje të lira e të ndershme. Ato kanë shans vetëm pa Edi Ramën.

Ata që nuk kanë ndërmend ta pranojnë sfidën për friken e tyre, të mos akuzojnë Bashën, por as ai nuk duhet të sugjestionohet as nga të huajt, as nga të njohurit për të rivendosur lirinë e nëpërkëmbur, siç e tha edhe Fatos Lubonja. Fati ndihmon guximtarët, pat thënë Virgjili. Dy rrugë ka: ose t’i rrimë përballë regjimit, ose t’i nënshtrohemi atij. Basha duhet t’i prijë kësaj qëndrese. Ata që po fajësojnë Lulzim Bashën në ketë moment, thjesht po ulin shpinën drejt nënshtrimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...