Vizitat e Bashës në vendet e BE-së, opozita po shihet si shpresë

Premte, 19 February 2021 19:09

 

Ditët e fundit, lideri i Opozitës së Bashkuar, zoti Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë të nivelit të lartë në Slloveni dhe Kroaci, dy vende anëtare të Bashkimit Europian, të cilat janë pjesë e rajonit tonë dhe me një interes të shtuar për proceset e integrimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Niveli i lartë i takimeve, pritje që u rezervohet kryeministrave në detyrë, por edhe momenti para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, tregojnë se zoti Basha gjithmonë e më shumë po shikohet si një partner i besueshëm proeuropian, si një shpresë për ndryshim.

Bashkimi Europian ka kohë që po e vëzhgon rajonin e Ballkanit Perëndimor me një interes të shtuar ndaj influencave gjeopolitike në rritje të fuqive të ndryshme. Rajoni është vulnerabël në funksionimin e shtetit ligjor, pavarësinë e institucioneve demokratike, problematikat e shtetit të kapur si dhe fenomeneve të rrënjosura të korrupsionit dhe klientelizmit. Shqipëria është një nga rastet e përkeqësimit të treguesve demokratikë, të një demokracie hibride që kërkon të kapë institucionet e shtetit dhe të kontrollojë shtypin e lirë, ka prishur balancat e pushtetit dhe ka rritur tendencat autoritariste të tij. Korrupsioni, klientelizmi, janë prezentë duke krijuar probleme të thella sociale, largim masiv të rinisë, papunësi, rritjen e fenomeneve negative të krimit dhe drogës. Bashkimi Europian ka kohë që po punon për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit europian duke i përcaktuar edhe road-map-in se çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë. Kushtet e Parlamentit gjerman, rezoluta e Parlamentit Europian, kushtet e Francës, Holandës etj., kanë treguar se Bashkimi Europian e njeh situatën, por nuk mund ta lërë Shqipërinë në mjerimin e disa politikanëve në qeverisje që nuk kanë vullnetin politik për të ndryshuar gjendjen.

Zotit Rama i mungon vullneti politik sepse i rrezikon pushtetin e tij personal. Megjithëse nuk ka dëshirë të refuzojë hapur alternativën europiane, ai nuk mund të pranojë një bashkësi shtetesh ku mbizotërojnë vlerat demokratike dhe shteti ligjor, transparenca dhe llogaridhënia. Ai është më afër psikologjisë së lidershipit të regjimeve autoritariste të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Prandaj, ai ndihet mirë nga pritjet madhështore të Sulltanatit, duke i bërë presion BE-së për alternativa të tjera. Për disa vite me radhë, ai nuk po troket në Europë dhe nuk po pritet prej saj.

Zoti Basha është një intelektual i ri me edukim perëndimor, me eksperiencë të dallueshme për të kuptuar prioritetet dhe çfarë ka nevojë vendi në këto kohë. Vizita e Bashës në dy vendet e Bashkimit Europian, që marrin edhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, tregon përgjegjësinë dhe seriozitetin e alternativës qeverisëse. Dhe BE të pranon kur ka besim te ty dhe të shikon si alternativë për të ardhmen.

Zoti Rama në regjimin e tij narcizist dhe propagandistik përpiqet ta portretizojë liderin e opozitës si të përgjumur dhe jorezultativ. Kjo është një shprehje e huazuar nga i ngjashmi i tij që portretizonte Presidentin Biden si ‘Sleepy Joe’, kërkon të intimidojë opozitën në botën virtuale që zoti Rama kërkon të krijojë.

Lëvizjet e fundit të Bashës tregojnë vizion dhe lidership, duke e lënë zotin Rama në nostalgjitë e tij për çitjanet ballkanike. Europa është qëllimi final dhe “Sleepy Joe” do të fitojë sërish

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...