Reparti nr.318 Kosovë në vitet 1976 – 1991, kampi i tretë për gratë në Shqipëri

Saturday, 10 July 2021 15:51

Me urdhrin e datës 24.12.1976 Reparti nr.318 u vendos në Kosovë të Elbasanit. Synimi i zhvendosjes nga Qyteti Stalin ishte aktivizimi i rreth 400 grave të dënuara në punë bujqësore, por edhe punë të tjera brenda repartit. Në nëntor 1978 këtu gjendeshin 426 gra, prej të cilave 60 të dënuara për arsye politike. Në vitin 1980 në repart ishin duke vuajtur dënimin edhe 57 gra shtatzëne. Deri në vitin 1981, reparti ishte autonom i atij nr.307 Valasit. Gjatë vitit 1984 në kamp gjendeshin mesatarisht 200 – 238 të dënuara. Në qershor 1987 këtu vuanin dënimin 120 gra, prej të cilave vetëm 5 për arsye politike. Nga qyteti ishin 90 të dënuara, ndërsa nga fshati 30. Mbi gjysma e tyre ishin me arsim 8-vjeçar. Rreth 30% e tyre i përkisnin moshës 18 – 25 vjeç. Rreth 60% e tyre ishin për vjedhje, 15% për vrasje e dështime, etj. Gjatë vitit 1988 në repart ishin mesatarisht 145 – 172 gra, nga të cilat vetëm 5 – 14 për arsye politike.

Gjatë vitit 1989 ishin mesatarisht 170 – 173 të dënuara, prej të cilave deri në 14 për krime politike. Në prill 1990 gjendeshin 41 të dënuara ordinere dhe vetëm 1 politike. Në maj 1990 të burgosurat gra u zhvendosën në Repartin nr.325 Tiranë pasi në Repartin nr.318 erdhën të dënuarit e Repartit nr.321 Burrel.

Reparti nr.318 mbaroi punë me të burgosurit e fundit më 17 mars 1991. Më pas u quajt Instituti i Riedukimit Lushnje për të dënuarit ordinerë, funksion që e ruan edhe sot.

Modifikuar më Hënë, 12 July 2021 15:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...