Artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”- Meta: Këmbanë alarmi për të mbrojtur gazetarët nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama

E mërkurë, 31 August 2022 10:12

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje artikullin e gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku evidentohen disa nga shqetësimet e mediave në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se ky konstatim nga prestigjiozja gjermane është një këmbanë alarmi që i fton gazetarët të luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre të cilat dhunohen nga kryeministri Rama.

Meta thekson se nevojitet betejë e pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor.

POSTIMI I PLOTË

Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.

 

Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!

Konstatimet e shkëputura nga artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: https://zeitung.faz.net/…/wo…/798295.html…

Në renditjen aktuale të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama është përgjegjës për renditjen e ulët. Rama i ka denoncuar gazetarët para kamerave si kosha plehrash, parazitë, derra dhe prostituta. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Për t’iu afruar këtyre synimeve Rama dhe ministrat e tij përdorin edhe mjete ligjore. Gazetarët e pabindur paditen rregullisht për shpifje në Shqipëri duke u kërcënuar me gjoba dhe sanksione penale. Kryeministri shqiptar gjithashtu kufizon rrjedhën e informacionit për gazetarët e pavarur me të gjitha llojet e rregulloreve dhe ligjeve. Më e njohura është e ashtuquajtura paketë anti-shpifje. Kritikët kanë frikë se Rama dëshiron ta kthejë AMA-n në një agjenci censurimi.

Modifikuar më E mërkurë, 31 August 2022 10:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...