Analisti i huaj: E habitshme që Rama lobon për Vuçiçin e Millosheviçit, i cili e ktheu mbrapa Serbinë

E Enjte, 27 Prill 2023 15:26

 

Analisti polak, Jakub Bielamowicz, ekspert në çështjet e integrimit europian, reagoi pasi kryeministri Edi Rama mbrojti sërish Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç, duke thënë se nuk ka integrim të Shqipërisë në BE pa Serbinë.

"Pavarësisht nga probabiliteti i ulët që ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në BE së shpejti, është sërish e habitshme të shohësh kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke lobuar për anëtarësimin e Serbisë në BE, të cilin lidershipi aktual post-Millosheviçit e ktheu në shtetin kandidat më pak të përshtatshëm për anëtarësim," shkruan ai.

 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka lobuar vazhdimisht për presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në jo pak momente ka arritur deri aty sa ka sulmuar Bashkimin Europian dhe vendet perëndimore dhe ka mbrojtur Beogradin.

E bëri këtë kur SHBA dhe BE vendosën sanksione për Rusinë, gjë të cilën Serbia i refuzoi dhe menjëherë Rama bëri zëdhënësin e qeverisë serbe duke thënë se Vuçiç duhet mirëkuptuar.

Rama mendon më shumë për Serbinë dhe popullin e saj sa për qytetarët e vendit të tij.

Dhe këtë e tregoi edhe në intervistën e dhënë për Associated Press ku këshillon BE-në që të mbajë afër Serbinë.

Modifikuar më Premte, 28 Prill 2023 14:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...