Fitorja e Orban në Hungari, Berisha: Frymëzuese për të djathtën shqiptare

Hënë, 09 Prill 2018 13:06

Fitorja e Viktor Orban, i cili u konfirmua për të tretën herë si Kryeministër në Hungari, është përshëndetur nga Ish-kryeministri Sali Berisha.

Orban në këtë garë ka pasur përballë partitë të financuara nga Soros, pasi ai njihet për qëndrimet e tij anti-Soros, dhe ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare. Sipas ish-kryeministrit Berisha, fitorja e Orban është frymëzuese edhe për ‘miqtë e tyre në Shqipëri’.

“Një fitore spektakolare e kryeministrit Viktor Orban dhe partisë së tij FIDESZ! Të dashur miq, partia simotër e qendrës së djathtë në Hungari, FIDESZ e udhëhequr me vizion dhe aftësi të veçanta nga Kryeministri Viktor Orban fitoi dje thellë për të tretën herë me radhë, si shpërblim i sukseseve të mëdha të reformave të tij, zgjedhjet parlamentare. Kjo është një arritje historike për kryeministrin Orban, partinë e tij dhe mbarë qendrën e djathtë të Europës. Ndaj me këtë rast le t’i përcjellim të dashur miq përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për fitoren spektakolare mikut të shquar të PD, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, kryeministrit Viktor Orban, bashkëpuntorëve tij të ngushtë dhe partisë së tij Fidesz për këtë fitore frymëzuese për miqtë e tyre Shqipëri, Europë dhe në mbarë botën”, shkruan ish Kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...