Linda Rama fut në duar edhe bankën greke

E Enjte, 07 June 2018 14:50

Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për zotërimin nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a. të 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a.

AbiBank është një bankë që kontrollohet nga Edi Rama. Bashkëshortja e tij, Linda Rama është një nga drejtueset e këtij institucioni financiar.

Sipas një njoftimi zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a. nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a.

Marrëveshja për shitjen e Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) tek Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI Bank) u bë publike në 2 shkurt të këtij viti. Asetet e NBG Albania, filial i Bankës Kombëtare të Greqisë, në fund të vitit 2017-si, ishin 39.5 miliardë lekë, ose 2.7% e totalit të sistemit bankar. Banka kishte gati 4% të stokut të huave dhe 2.6% të depozitave, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, të përpunuara nga Monitor. Për vitin 2017 ajo kishte deklaruar një humbje prej rreth 467 milionë lekësh.

Banka Kombëtare e Greqisë e shiti degën e saj në Shqipëri, në kuadër të strategjisë së saj për të ulur ekspozimin në vendet e rajonit. Një tjetër bankë me kapital grek, Tirana bank është aktualisht në shitje.

Më herët, Veneto Bank është përthithur nga banka tjetër me kapital italian Intesa San Paolo, në kuadër të bashkimit të tyre në Itali. Pas blerjes së NBG nga ABI dhe  përthithjes së Veneto nga Intesa, numri i bankave në vend pritet të  reduktohet nga 16 në 14, teksa të tjera banka janë në shitje.

Procesi i konsolidimit të sistemit bankat pritet të ketë një efekt pozitiv në rritjen e eficiencës së tij dhe si rrjedhojë dhe në shërbimet që do të ofrojnë te bizneset dhe individët.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 14:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...