Berisha: Kësaj i thonë kapje, një takim i gabuar në një kohë të gabuar

Premte, 08 June 2018 13:00

Ish Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin që Ben Blushi, drejtori i Top Channel, zhvilloi me gjyqtarin që ka në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.

POSTIMI I PLOTË

Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar!

Lexoni publikimin e Hashtag.al. sb

Ben Blushi kompromenton gjyqin e Top-Channel, zbulohen filmimet me gjykatësin Dvorani.

Një takim prej 1 orë e gjysmë ndërmjet drejtorit të “Top-Channel” Ben Blushi dhe gjykatësit Ardian Dvorani, ka kompromentuar gjyqin për pronësinë e televizionit, ndërsa çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Pamjet e takimit janë siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, ndërsa një kërkesë e depozituar nga palët në gjyq, zbulon dhe fabulën.

Le t’a shpjegojmë nga fillimi.

Më datën 25 Maj, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën e Lartë do shqyrtonte në parim trajtimin e çështjes për pronësinë e Top Channel (Vjollca Hoxha & fëmijët, vs. Aurel Baci, Albert Sino).

Trupa gjyqësore ishte e përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Shkëlzen Selimi dhe Medi Bici.

Gjyqtari Medi Bici dha dorëheqjen më herët nga çështja në rrethana të paqarta, ai dyshohet se mund të ketë qenë nën presion.

Datën e seancës, më 25 Maj, në seancë është paraqitur gjyqtari Ardian Dvorani, ndërsa pala kundërshtare me Vjollca Hoxhën në gjyq, pretendon se Dvorani ka kërkuar të imponojë prezencën e tij në gjyq, sepse ai nuk ishte shortuar dhe nuk ishte zgjedhur me procedurë anëtar i trupës, për zëvendësimin e Medi Bicit.

Ardian Dvorani është një anëtar i Gjykatës së Lartë, me mandat zyrtar të përfunduar, ndonëse ka mundur të gjejë shtigjet për të qëndruar provizorisht në këtë gjykatë.

Mësohet se kjo seancë e datës 25 Maj është ndërprerë, pasi gjyqtari Shkëlzen Selimi ka kërkuar kohë të njihej me aktet e dosjes.

Por ndërsa gjyqtari Dvorani ka tentuar më datën 25 Maj të imponohet si pjesë e trupës gjykuese, filmimet e datës 24 Maj (vetëm një ditë para seancës), e kanë fiksuar atë në një takim të përzemërt në Bar ‘Panevino” (Hotel Plazza), me drejtorin aktual të Top Channel, Ben Blushi.

Ky takim i Blushit, i cili është emëruar nga pronarja ekzistuese Vjollca Hoxha, kompromenton automatikisht gjykatësin, sidomos në kontekstin e tentativës së tij për t’u imponuar si anëtar i trupës gjykuese një ditë më vonë.

Nga ana tjetër filmimi e paraqet Ben Blushin si një protagonist në rolin e sekserit të dyshuar dhe të njeriut që ka marrë përsipër kapjen ose shantazhimin e gjykatësve.

Vetëm dy javë më parë, Top Channel nisi një fushatë të egër ndaj gjykatësit Artan Zeneli (Lexoje këtu), sulmi ndaj Zenelit dyshohet se ishte një intimidim i tërthortë ndaj gjyqtarit të dorëhequr Medi Bici.

Pikërisht Medi Bicin synoi të zëvendësonte pa short gjyqtari Ardian Dvorani, 24 orë pasi ishte takuar me Ben Blushin, drejtorin e Top-Channel.

Fushata e Blushit në Top-Channel vijoi dhe dje me një kronikë intimiduese ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi(Shihe këtu).

Në mënyrë të paprecedent Top-Channel ka nisur fushatën e kulaçit dhe kërbaçit ndaj gjyqtarëve të lidhur me gjyqin e pronësisë, ndërsa Ben Blushi herë shfaqet në TV si inkuizitor i gjyqtarëve, por ndodh dhe që shfaqet në kamerat e sigurisë të ndonjë lokali si sekser i dyshuar, duke synuar ujdi të fshehta me ta. / Hashtag.al

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...