×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Vodhi dhe shkatërroi shëndetësinë, Ilir Beqaj e pranon: Jam shumë i pasur

E mërkurë, 11 Prill 2018 16:01

Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja figuron sot si një ndër ndër politikanët më të pasur. Sa më shumë kjo qeveri e shkatërroi në themel sistemin shëndetësor në vend, aq më shumë është pasuruar Ilir Beqja.

Ai mbetet simbol i aferave me miliona euro, si një ndër bashkëpunëtorët më të devotshëm të kryehajdutit Rama.

Beqja hyri në politikë fillimisht si këshilltar i PS-së, duke shitur kundrejt 18.3 milion lekëve pjesën e tij të aksioneve tek kompania “Intech”, pasi u zgjodh deputet dhe njëkohësisht u bë ministër në vitin 2013, shkruan albeu.com.

Sipas të dhënave të publikuara në Spending Data Albania, po në të njëjtin vit rezulton se edhe bashkëshortja e tij ka shitur aksionet e saj tek një tjetër kompani me vlerë 21 000 euro.

Në deklaratën e tij fillestare të pasurisë të bërë në vitin 2012, Beqja deklaron 19.2 milion lekë të ardhura nga kompania në fjalë, ndërkohë që disa vite më parë kishte marrë kredi 100 000 euro për blerjen e një apartamenti të madh prej 200 metrash katror në një prej zonave më të lakmueshme të Tiranës.

Prej disa vitesh, ish-ministri më i besuar i Ramës thotë se përfiton 900 000 lekë në vit neto të ardhura nga qiraja e apartamentit në fjalë. Kjo është një shifër shumë e madhe krahasuar me çmimet e qirave në Tiranë.

Ndërkohë, ai deklaron se ka paguar 13 000 euro çdo vit për dhjetë vite me radhë, për apartamentin në fjalë. Ai nuk ka të deklaruar asnjë makinë në emrin e tij, ndërkohë që së bashku me bashkëshorten rezultojnë me 10 llogari bankare në banka të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjatë viteve 2013-214, Beqja ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si ministër, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar të ardhurat nga paga në një bankë të nivelit të dytë në Tiranës.

Është një pasuri, të cilën ai thotë se e ka siguruar përmes biznesit gjatë periudhës që nuk ishte politikan.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 16:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...