×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Rama doli nga dera e WC, Bushati futi armë në Kuvend

E Enjte, 12 Prill 2018 20:21

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se seanca e së enjtes në Kuvend ishte historike. Në një intervistë në studion e ABC News ai tha se opozita nuk e lejoi Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi Rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, – tha Berisha.
Ai akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se ka futur armë në sallën e Kuvendit dhe se duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrezikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit.

Armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt”, – tha Berisha.

Sa i përket hedhjes së miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha tha se ai simbolizon kokainën që përdor kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...