Lajmi i fundit/ BE “JO” negociatave me Shqipërinë, “PO” për Maqedoninë

Premte, 22 June 2018 13:58

Versioni i fundit që po qarkullon në Bruksel është ai që Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat, por po shikohen versionet që JO-ja të jetë sa më e butë dhe sa me “përkëdhelëse” që të jetë e mundshme. Pra nëse deri në tani në korridoret e Brukselit qarkullonte versioni i një PO- je me kushte dhe pa datë, pas votimit të parlamentit holandez po mendohet një JO ngushëlluese. Më e rënda për Tiranën zyrtare është fakti se Shqipëria ndahet edhe nga çiftëzimi i deri më tanishëm me Maqedoninë së cilës do ti hapen negociatat me kushte dhe ndoshta edhe me një datë të caltuar. “Ka një konfuzion se si do do të justifikohet ky vendim për të mos krijuar një çarje mes rekomandimit pozitiv të komisionit dhe vendimeve që do të marrin shefat e shteteve anëtare në samitin e 28 qershorit në Bruksel. JO- do mundohet të shitet me një sërë lavdërimesh për ta zvogëluar sa më shumë këtë paradoks” tha një burim i lartë diplomatik në Bruksel për Lapsi.al. Ky konkluzion për Shqipërinë, që konfirmohet edhe nga zyrtatë të komisionit dhe nga ata të presidencës bullgare është një goditje e rëndë për qeverinë Shqiptare e cila deri më tani i ka justifikuar zhvlerësimet e mundshme jo me faktorët e brendshëm por me rritjen e së djathtës ksenofobe në disa vende të BE. Por fakti që ato nuk ndikojnë për Maqedoninë e cila pritet të marë një PO me kushte dhe JO së për Shqipërinë e rrëzon edhe këtë alibi të ngritur në Tiranë. Sipas burimeve në Bruksel ekzistojnë tre versione se si do të shitet sa më butë rrefuzimi për Shqipërinë, por asnjëri prej tyre nuk është bërë publik si pasojë e qëndrimeve të vendeve anëtare.

Në këto kushte e vetmja shpresë për ndonjë surprize mbetet karta e hapjes aë kampeve të pritjes të azilantëve në vendin tonë, si negocim për ndonjë ndryshim të mundshëm. Fakti i krizës së brendëshme të qeverisë së Anxhela Merkelit, ardhja e ekstremit të djathtë në Itali në drejtimin e politikave emigratore dhe mosmarveshja brenda vendeve të BE për këtë çështje mund ta paraqesë Shqipërinë si zgjidhje ekstreme. Por deri më tani JO-ja për ne dhe PO-ja për Maqedoninë është vendimi i minutave të fundit. Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...