×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi: Arsimi në ditët më të zeza që prej 1990, 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën

Saturday, 04 August 2018 11:55

Deputetja Albana Vokshi, në deklaratën e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike,  është shprehur sot se në Shqipëri janë 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat.

Ajo thotë se varfëria, mjerimi, papunësia dhe dështimi i politikave arsimore janë disa nga arsyet e braktisjes.

 ‘1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë.

Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar’, është shprehur Albana Vokshi në deklaratën e saj në selinë blu.

auto Tabela 1 4 Gusht 1533376213

auto Tabela 2 4 Gusht 1533376213

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990.

Në fund të mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat!

Sipas INSTAT:

- nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës

- nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës

- nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se edhe Arsimi Profesional, ka një rënie të ndjeshme prej më shumë se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013. Shkollat profesionale u degraduan në 4 vjet nga lufta e brendshme politike për vjedhjen e fondeve nga donatorët mes profesionistëve të korrupsionit Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj.

- Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot.

- 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.

- Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit.

- 1 në 6 fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat sepse, siç pohojnë raportet e Bankës Botërore, Departamentit të Shtetit, UNICEF-it, prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk kanë me se t'i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e tjera të larta që rëndojnë mbi ta!

- 133 mijë nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat në 4 vjet, sepse Edi Rama e politizoi arsimin. 1 në 4 mësues nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim, sepse në portalin e Edi Ramës ka inflacion eurosh. “Kliko përgjigjen e saktë në zarfin 5 mijo euro për t’u bërë mësues!”- është motoja e Rilindjës për atsimin.

- 1 më 4 studentë ka braktisur universitetet në 4 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, sepse ligji “Rama” për arsimin e lartë ka dështuar, mosnxjerrja e akteve nënligjore ka penalizuar dhjetëra mijëra studentë. Rritja e tarifave për pranimin në universitete, mbyllja e universiteteve në disa qytete, mosmbështetja financiare për të rinjtë që vijnë nga familje të varfra kanë bërë që 44 mijë studentë të braktisin universitetet në vend. Plot 20 mijë student janë larguar nga dëget Biznes, administrim dhe ligj sepse bizneset Rama I bën me klientë të paracaktuar dhe ligji nuk I duhet se e bën vetë.

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike do të siguroje tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin public, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.

PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...