Ischinger flet për kufijtë Kosovë-Serbi: Të shmanget hapja e kutisë së Pandorës

Tuesday, 14 August 2018 16:59

Ish-ndërmjetësuesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger ka folur për çështjen shkëmbimit të territoreve.

Pas kancelares gjermane Angela Merkel e cila deklaroi se është fuqishëm kundër kësaj, edhe Ischinger tha se një gjë e tillë duhet të shmanget.

“Si ish-negociator i BE-së për marrëdhëniet Kosovë- Serbi, konsideroj se hapja e kutisë së pandorës për shkëmbimin e territoreve duhet të shmanget”, ka shkruar Ischinger në Tëitter, transmeton Telegrafi.

Në këtë postim të tij, ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack dhe deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Genc Pollo.

Në komentin e saj, Pack ka shkruar se të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet t’i mbajnë sytë hapur dhe ta ndalojnë në gjë të tillë.

“Siç e thashë edhe javën e kaluar, të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet ti mbajnë sytë në dy vendet negociuese dhe ta parandalojnë këtë në kohë. Të dyja vendet kanë interes tjetër për të shkuar në “këtë zgjedhje”, ka shkruar Pack.

Në anën tjetër Genc Pollo, ka shkruar se nuk ka nevojë për probleme shtesë.

“E drejtë! Nuk ka nevojë për probleme shtesë përmes zgjidhjeve të rrejshme”, ka shkruar Pollo.

yyyyyy

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...