Protestat në Rumani/ Lubonja: Në Shqipëri s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur

Tuesday, 14 August 2018 17:59

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’.  Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.

“Ajo fotografia ‘nuk jemi Shqipëri’ interpretohet si një auto ironi nga ndonjë shqiptar për të thënë se ata protestojnë dhe ne nuk protestojmë. Parulla origjinale është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’. Tek ne nuk protestojnë kundër korrupsionit. E kam të vështirë të imagjinoj që të mblidhen politikanët në periferi të Bukureshtit siç mblidhen politikanët në vilat luksoze në periferi të Tiranës dhe të pyeten se si i kanë bërë këto vila.  Atje nuk ka makina luksoze ‘Range Rover’”- tha Lubonja.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se  diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

“Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.  Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka  korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi”- tha Lubonja.

Për publicistin Fatos Lubonja, reforma në drejtësi nuk kap politikanët dhe zyrtarët e mëdhenj të cilët nuk kanë peshën e përgjegjësisë për popullin që po vuan, por shohin interesin e tyre.

“Nuk mjafton reforma në drejtësi, pasi kjo reformë nuk i kap ata të mëdhenjtë. Peshku i madh e ha të voglin. Ne kemi një klasë politike që nuk ndjen peshën e përgjegjësisë. Këta shikojnë interesat e tyre dhe nuk duan tja dinë që një popull po vuan. Emigrantët tanë më shumë janë me qeverinë”- tha publicisti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...