×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ku e merr rrogën gazetari i ERTV-së? Deputeti socialist çudit me përgjigjen e tij

Tuesday, 16 October 2018 11:02

Prej disa ditësh qeveria Rama ka nisur një fushatë kundër shpifjeve me qëllim që sipas kryeministrit të ndalë informacionet e pavërteta që mbushin kokën e publikut, dhe dëmtojnë imazhin e institucioneve të vendit.

Dhe në sinkron me këtë nismë edhe AKEP ka publikuar së fundi listën e portaleve që janë të paregjistruar në QKB, ku mediave iu kërkohet që të deklarojnë dhe numrin e personave të punësuar brenda 72-orësh.

Po ç’ndodh brenda vetë portaleve dhe mediave qeveritare, nga paguhen gazetarët e medias së kryeministrit ERTV që i shohim çdo ditë në ekran me ‘veprat’ e tyre?

Për shembull sa paguhet gazetari Alteo Hysi, i cili kujdeset që të bëjë pyetjet e duhura në intervistat që realizon me zyrtarët e qeverisë dhe shfaqet në Facebook-un e kryeministrit? Të gjithë menduam se ka një zë për këto shpenzime në buxhetin e kryeministrisë, por jo. Një përgjigje vërtet për tu habitur ka dhënë lidhur me këtë deputeti socialist Fidel Ylli mëngjesin e sotëm përballë gazetarit Flavio Qarri.

Ai thotë se Hysi punon si vullnetar 8 orë në ditë, edhe pse duhet thënë se gazetari ka mbaruar studimet master për marrëdhënie ndërkombëtare, dhe nuk ka ndonjë punësim tjetër të deklaruar.

Ku është i deklaruar gazetari, ku e merr rrogën gazetari i ERTV?

Ylli: Është vullnetar, çfarë problemi ka.

Vullnetar 8 orë në ditë?

Po, 8 orë, 6 orë. Në Facebook mund të dalësh edhe ti live, shkoni verifikoni dhe gjejeni personi kush është.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 11:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...