PD: 4.4 mld lekë barna të skaduara, të hetohet Manastirliu dhe banda e ilaçeve

Premte, 02 November 2018 12:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahiu, në një deklaratë për shtyp nga Selia Blu, i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë skandalin e ilaçeve të skaduara të depozituara në QSUT dhe përgjegjësen kryesore të grumbullimit të tyre, Ogerta Manastirliun, e cila dje si drejtore e QSUT dhe sot si ministre e Shëndetësisë, bleu me 4.4 miliardë lekë ilaçe afër afatit të skadencës.

"Pak kohë më parë, një investigim i agjencisë së lajmeve BIRN zbuloi se 15 ton apo 93% e ilaçeve në QSUT janë të skaduara. Lajmi skandaloz u kalua në heshtje nga qeveriapër të mbuluar shërbimin e saj ndaj mafies së ilaçeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT sot e kësja dite nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Pse ëhstë krijuar ky mal me ilaçe të skaduara? Sa prej tyre iu janë dhënë pacientëve? Kush ka përfituar nga mali i korruptisonit me ilaçe të skaduara? Nuk ka asnjë dyshim se të tëra përgjigjet të çojnë tek një emër përgjegjës: Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, e cila para kësaj detyre ka qënë drejtoresha e QSUT-së. Ajo është përgjegjësja kryesore e shndërrimit të QSUT-së në koshin e mbeturinave të ilaçeve të skaduara.

Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë, Manastirliu në shkelje flagrante të ligjit ka lejuar të skadojnë ilaçet në depon e QSUT dhe të bleje ë tendera të dyshimta dhe duke pranuar dhuarata barna me afat afër skandecës, asgjësimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.

Shqiptarët duhet ta dinë se mali i ilaçeve me etiketën dhuratë janë një mal korrupsioni për të favorizuar mafien e ilaçeve, klientë të pushtetit. Depoja e QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private dhe kursyer atyre qindra milione lëkë ëpr asgjesimin. Ndaj Ogerta Manastirliu duhet të tregojë sot: Tek cilat kompani ka blerë ilaçe me afat të afërt skandence? Nga cilat ka pranuar gjoja dhuratë duke i çlriruar nga kostoja e asgjesimit? Ku janë depozituar aktualisht ilaçet e skaduara? Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje  edhe Prokuroria. Rreth 4 miliardë lekë e 450 milionë lekë është kostoja e ilaçeve të skaduara", tha në komunikimin e tij me mediat Spahia.      

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...