Rama, në hall se s’shkruan dot një version të ri të “Kurbanit”

Hënë, 05 November 2018 10:52

Nga Ilir Nikolla

Për të përshkruar gjendjen e rëndë psikologjike ku ndodhet këto ditë Edi Rama mjafton të kujtojmë se prej dy ditësh, ai ka porositur mediat e tij që të konspektojnë të gjitha pasazhet e librit “Kurbani”, që kanë të bëjnë me Ilir Metën. Të gjithë e dinë momentin psikologjik që kalonte Edi Rama kur shkroi librin e tij hakmarrës “Kurbani”. Ishte vera e 2011-s dhe megjithë lobingun ndërkombëtar, ndërhyrjen në garë të Ismail Kadaresë dhe kërcënimet për destabilizimin e vendit, nëse atij do t’i hiqej kolltuku i kryebashkiakut, asgjë s’e ndali verdiktin popullor që e nxori atë nga zyra. I pafuqishëm për ta ndalur votën, ai shkroi manualin hakmarrës, duke shpifur gjerë e gjatë për rivalët e tij në politikë, me fjalë të tjera duke bërë me fjalë atë që zakonisht e bën me bojëra në zyrën e tij në kryeministri, paraqitjen në letër të gjendjes së tij psikologjike.

Mjaft kritikë arti e kanë shpjeguar se ç’është kjo gjendje dhe pse është jonormale që një “art” të tillë alla-adoleshencial në overdozë, ta ushtrojë një politikan-kryeministër mbi të 50-at, por çka na intereson sot është fakti se Edi Rama ka nevojë pikërisht për këtë shfaqje e këtë soj humori. Ai me sa duket nuk është më në gjendje që të rrëfejë një “kurban” të vitit 2018, dhe po mundohet të transferojë ndjesitë e 2011-s në ditët e sotme, meqenëse si atëhere, ai ndjen se në mes i dalin të njëjtët aktorë. Atëhere ishte Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga PD dhe LSI, sot është Lulzim Basha lider i opozitës së bashkuar dhe Ilir Meta president i republikës, që nuk i kundërnënshkruan dekretin që e bën edhe kryeministër, edhe ministër të brendshëm.

Me paranojën se është me të vërtetë stacioni i fundit, stacioni i përplasjes finale, qysh tani Edi Rama e ka marrë me mend përfundimin dhe po mundohet të nisë në avancë prodhimin e alibisë, se ai po e humbet garën, sepse kundërshtarët e tij po sillen në mënyrë imorale. Këto ditë ka qenë radha e kapitujve që flasin për Ilir Metën si një njeri që s’duhet kurrë t’i zësh besë, ndërkohë që jemi kuriozë të shohim nëse do mjaftojnë kapitujt e shpifjeve për Lulzim Bashën, apo do t’i duhet me të vërtetë të shkruajë një version të ri, meqenëse dy ministrat e brendshëm iu bënë kurban prej opozitës së Lulzim Bashës, pa harruar 350 deputetët, kryebashkiakët e zyrtarët e lartë të nomenklaturës, që gjithashtu iu bënë kurban prej nismës së Bashës për dekriminalizimin e politikës.

Lajmet se alibinë do mundohet ta prodhojë se bashku me komandimin e Sandër Lleshit si ministër ad-interim janë tregues të konfuzionit që ekziston në shtabin e lartë të kryeministrit. Aty po ndeshen ndjesi të tilla si reshtja, por edhe tentativa kamikaze për rezistencë. Është një betejë që në 2011-n, kur Rama ishte gjithsesi lider i opozitës, pra jo i konsumuar në kuptimin e pushtetit qendror, prodhoi si rezultat madhor Librin, kurse këtë herë, nga kjo përplasje dhe ky konfuzion, rezultatet që do të dalin do të jenë ekskluzivisht me pasoja brenda gardhit kryeministror, një faida që do përçajë “Rilindjen” me PS-në dhe do nxjerrë si katalizator, pa ndikim në betejë, Sandër Lleshin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...