Deklarata e SHBA, Vasili: Pse Rama s’është i shqetësuar për krimin

E Enjte, 08 November 2018 13:37

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama nuk është i shqetësuar fare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo. Po ashtu Vasili pyet se “pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafen?”.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama kunder SHBA per krimin e organizuar,po pse???
Edi Rama nuk eshte i shqetesuar asfare ne se krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetesohet kur jepen shenja se mund te luftohet.
Bile eshte kriter negativ ne se ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri”.
Po pse amerikanet janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafen???
Po pse e largoi??
Kete shpjegim te qarte e shterues presin shqiptaret dhe jo imbecilet e qeverise dhe ata mediatike, qe meken gazit gjithe dynjane me petullat me uje qe shkruajnr jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.
Imbecilet lloj e lloj ashtu sic jane,te komisionuar bollshem qe te gjithe,sado qe te sperdridhen duhet t’u thone shqiptareve se ke shkeli Xhafa ne kallo qe e beri kryeministrin ta beje theror.
Sa per Lleshin po keta imbecile le te vazhdojne ti bejne avokatine e plehrave dhe te kafes se policeve, pra te shesin hiç-in per diç dhe mbase ja bejne me qejf ngaqe ngjajne shume me njeri tjetrin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...