Balliu: Keqardhje që 74 deputetët e PS nuk gjejnë kohë të takojnë banorët e Astirit

Premte, 09 November 2018 14:33

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka thënë se PD do mbështesë banorët në protestën e tyre tek Unaza e Re kundër prishjes së banesave. I ftuar në rubrikën ’Opinion’ në News24, Balliu u shpreh se banorët jetojnë aty prej 20 vitesh, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ai tha se policia arrestoi një grua shtatzënë.

“Ka disa ditë që banorët e Unazës së Re janë në protestë, pasi po u shkatërrojnë shtëpitë. Ata kanë 20 vite aty dhe paguajnë taksa dhe votojnë. Pra nuk mund të quhen ilegalë. Është për të ardhur keq se si këta ministra dhe 74 deputetë nuk gjejnë një minutë kohë për t’u përballur me banorët. Banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ata janë gati t’i shkojë  kauzës së tyre deri në fund. PD do i mbështesë banorët deri në fund. Mbështetja jonë konsiston në mbrojtën ndaj policisë, jo për të gjithë se shumica e policëve zbaton urdhrat. Një zonjë shtatzënë u arrestua me pretendimin se nuk kanë kërkuar leje për protestën, por kjo nuk është e drejtë. Rreth 10 persona u arrestuan në mënyrë të padrejtë. PD mbështet qytetarët në kauzën e drejtë”- tha deputeti i PD.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me thirrjet anti shqitpare dhe nacionaliste të grekëve në Bularat të Gjirokastrës, deputeti i PD i konsideroi si të turpshme dhe të patolerushme. Ai tha se Shqipëria është një vend i NATO-s.

“Ishte çdo gjë, por vetëm varrim nuk ishte. Unë pashë disa ekstremistë e terroristë që bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve. Të bëjnë kujdes se kanë të bëjnë më një vend anëtar të NATO-s dhe konventave ndërkombëtare. Ishte i turpshëm edhe reagimi i kryeministrit grek. Është e pa turpshme dhe e pa tolerueshme ajo që ndodhi në Bularat. Si u futën në Shqipëri ata persona grekë që ishin non grata? Këtu nuk ka shtet e qeveri, prandaj ndodhin ato që ndodhën”- tha Balliu.

Në lidhje me mos dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme, Balliu tha se: “Sandër Lleshi është  një kukull në dorën e Ramës dhe unë mendoj se Presidenti Meta nuk do dekretojë sërish, pavarësisht kërkesës së dytë të Ramës për dekretim”.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 19:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Policia që i vjedh provimin vetes nuk mund të garantojë jetën e qytetarëve

Politikë

Vasili: Policia që i vjedh provimin vetes nuk mund të garantojë jetën e qytetarëve

Pas anulimit të testimit për marrjen e gradave në Policinë e Shtetit, ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me anë të një postimi...

“Kriza” e bujqësisë, fermerët në Lushnje ankohen për çmimin e ulët

Aktualitet

“Kriza” e bujqësisë, fermerët në Lushnje ankohen për çmimin e ulët

Përdorimi i pesticideve të produkteve bujqësore ka shkaktuar një ulje të shitjeve e cila pasohet dhe me uljen e çmimeve. Por vetë prodhuesit deklarojnë se nuk përdorin kimikate dhe se...

Rritja e çmimit të karburantit me pak centë, protestuesit paralizojnë Francën

Aktualitet

Rritja e çmimit të karburantit me pak centë, protestuesit paralizojnë Francën

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga pasi më shumë se 120 mijë persona në mbarë Francën protestuan...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!